"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Str..
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Konfiskohen disa armë në rajonin e Prizrenit
Prizren-Old-Town.jpg

Gjatë ditëve të vikendit, policia e Rajonit të Prizrenit, ka pasur mjaft angazhim, kryesisht në konfiskimin e armëve ilegale që janë përdorur apo ekspozuar në publik.

Rreth orës 18:50 minuta, një informatë anonime e ka quar Policinë e Dragashit në një kafene në fshatin Pllavë të Dragashit, ngase një i dyshuar ishte në ndikim të alkoolit dhe se i njëjti posedonte armë ilegale.

Pas kontrollit të personit të dyshuar është gjetur një pistoletë e llojit dhe e kalibrit të panjohur me pesë fishekë. I dyshuari është liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë së shtetit sipas procedurës së rregullt.

Rreth orës 22:00, në fshatin Zojz, një i dyshuar ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi kishte shtënë nga kallashnikovi 19 herë nga gëzimi për lindjen e djalit.

I dyshuari vullnetarisht e dorëzon armën e zjarrit ndërsa krim teknikët sekuestrojnë 19 gëzhoja si provë materiale. Pas intervistës, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Sërbicë e Ulët raportohet një kanosje e cila kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje të çastit në mes të tre të dyshuarve dhe një viktime.

Gjatë hetimit fillestar ka pasur indikacione se tek personat e dyshuar mund të ketë armë ilegale, andaj është kërkuar leje për bastisje nga organet kompetente. Gjatë bastisjes në një automjet “Opell Astra” pa targa regjistrimi janë gjetur një pushkë AK-47 e prodhimit kinez me 15 fishekë. Automjeti dhe arma sekuestrohen ndërsa i dyshuari S. Zh. ndalet nën masën e arrestit policor.

Më pas është bastisur shtëpia e të dyshuarit të dytë ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu e kalibrit 12mm e prodhuesit të panjohur. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 11:55  | Xh.I. | 1,164 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Strumicë !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇKM-së në Pelicë, por JO edhe për protestën që u mbajtë sot për rastet e montuara!
Sela i thotë Zaevit, gabim e ke
Këngëtarja tregon ‘zogun’ në tapetin e kuq (Foto)
Më joshëse nëna sesa e bija (FOTO)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.