« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova ..
« Ademi reagon ndaj deklaratës të Ish-Ambasadorit Çejku » Mirë që fati i shqiptarëve nuk mvaret nga "vizionet" e Çejkut se po të ishe ashtu na ..
"OVL UÇK" e Kosovës do të shënojë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Maqedoni
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Erdogan, fjalim emocionues në përvjetorin e grushtit të shtetit
erd-1-780x439.jpg

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i adresoi një fjalim mjaft emocionues dhjetëra mijëra njerëzve që morën pjesë në përkujtimin e 1 vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit.

 

 

“Njerëzit atë natë nuk kishin armë. Ata kishin një flamur dhe më e rëndësishmja, ata kishin besimin e tyre. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve të kombit tim, që atë natë mbrojtën vendin e tyre”, tha Erdogan.

 

Rreth 250 vetë vdiqën, ndërsa 2196 të tjerë u plagosën, në tentativën për grusht shteti në Turqi, vitin e kaluar, ndërsa Erdogan mbështeti dënimin me vdekje për puçistët.

 

“Puçistët që mbyllën urën atë natë, donin ti tregonin botës se e kishin nën kontroll, por u kundërshtuan nga mijëra njerëz që dolën në rrugë atë natë, për të mbrojtur nderin e kombit të tyre. 250 humbën jetën, por vendi fitoi të ardhmen”, u shpreh Erdogan.

 

Që prej tentativës për grusht shteti, qeveria turke ka shkarkuar më shumë se 150 mijë punonjës nga puna dhe ka arrestuar rreth 50 mijë të tjerë, të akuzuar për komplot.

 

Por, kritikët thonë se kjo valë shkarkimesh dhe arrestimesh shikohet më shumë si një tentativë për spastrim nga disidentët. /tch/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 08:48  | Z.H. | 886 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
Vildane Zeneli shkëmben puthje me një person të afërt me motrat Jenner e Kardashian
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e shqiptarëve
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.