« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
« Zhurnal mëson » Më 11 mars Sela rikandidohet për kreun e ASH, ja emrat e nënkryetarëve të partisë
Bie mbështetja për Presidentin Trump
F468360E-0A95-4DF2-AD31-BF43956DE25F_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s-650x358.jpg

Uashington, 16 korrik - Sipas një ankete të re, popullariteti i presidentit Donald Trump ka rënë gjatë 2-3 muajve të fundit.

Në anketën e përbashkët të gazetës “Washington Post” dhe televizionit ABC, mbështetja për zotin Trump ka rnë nga 42 për qind në muajin prill, në 36 për qind në korrik. Ndërkohë, është shtuar mosmiratimi, për politikat e ndjekura nga presidenti, duke arritur në shifrën 58 për qind; në mesin e tyre, 48 për qind thonë se “nuk janë aspak dakord” me mënyrën e trajtimit të çështjeve të ndryshme nga presidenti, një nivel ky, që sipasa gazetës The Washington Post, nuk u arrit kurrë nga presidentët Bill Clinton dhe Barack Obama. Një nivel kaq të ulët miratimi ka patur vetëm për Presidentin George W. Bush gjatë mandatit të tij të dytë.

Thuajse gjysma e amerikanëve 48 për qind e tyre, mendojnë, se vizioni për Shtetet e Bashkuara në botë është dëmtuar gjatë presidencës Trump; vetëm 27 për qind e të anketuarve thonë e vizioni i vendit është forcuar.

Kur u pyetën lidhur me vlerësimin e tyre për mënyrën e negocimit të zotit Trump me presidentit rus Vladimir Putin, 48 për qind e amerikanëve thanë se ata nuk e besojnë aspak presidentin e tyre.

Anketa u zhvilluan pas njoftimeve në gazetën “The New York Times” se Donald Trump, Jr. dhe zyrtarë të fushtatës së zotit Trump janë takuar me rusët, me synimi për të mësuar informacione inkriminuese për kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Takimi me rusët u quajt “i papërshtatshëm” nga më tepër se 6 në 10 amerikanë. Sipas anketës, takimin e quajtën të përshtatshëm thuajse gjysma e republikanëve të pyetur.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 15:53  | Xh.I. | 665 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
31 vjeçarja nga Kërçova vdes gjatë lindjes në një spital privat
Nuhiu: Kundër atyre që nxisin urrejtje nacionale do të ketë masa adekuate
Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë: Duam paqe me shqiptarët
Cipras: Nacionaliteti maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë
Granit Shala i zbulon të dashurin Linda Morinës: Meret me politikë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.