"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Str..
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Gjeneralët kroatë po ndihmojnë Thaçin e Haradinajn të ngrenë ushtrinë
auto_auto_gjeneralet15001971521500199613.jpg

Prishtinë, 16 korrik - Gazeta serbe Alo në numrin e sotëm shkruan se dy gjeneralë të pensionuar kroatë janë duke e ndihmuar Kosovën në formimin e ushtrisë dhe sapo të zgjidhet Ramush Haradinaj kryeministër, ekziston një plan që Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri, njofton Klan Kosova.

Është fjala për Ante Gotovina, gjeneral-lejtnantin kroat në pension dhe Mladen Markaq, gjeneralin në pension që ishte udhëheqës i forcës speciale policore kroate.

Sipas Alo, tashmë planet për shndërrimin e FSK-së në ushtri janë edhe në letër dhe çfarë po pritet është zyrtarizimi i Haradinajt, kryeministër.

Kjo e përditshme serbe vazhdon shkrimin duke siguruar lexuesit e saj se ka në dorë edhe një plan të detajuar për Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Janë vetëm duke pritur formimin e Qeverisë dhe emërimin e Haradinajt kryeministër. Paratë tashmë janë mbledhur dhe armatosja nuk do të jetë problem. Plani është që Gotovina dhe Markaq të jenë këshilltarë”, shkruan Alo me pretendimin se informatat i ka nga një intervistë me një njeri shumë të informuar rreth kësaj çështjeje.

Sipas këtij shkrimi, tashmë janë paguar edhe para të shumta për të punësuar dy gjeneralët dhe se njëri prej tyre, Getovina, ka qenë disa herë në Kosovë në vizita jo zyrtare. Kontaktin e parë, siç shkruan Alo, mes Hashim Thaçit dhe gjeneralëve kroatë e ka vendosur ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.

Këto pretendime të Alo, për gazetën i ka konfirmuar edhe gazetari dhe tashmë deputeti i Partisë Progresive Serbe, Milovan Drecun, i cili ka thënë se janë në dijeni për përfshirjen e gjeneralëve kroatë dhe se gjithçka po bëhet nën ombrellën e NATO-s.

Sipas Drecun, Kosova tashmë ka siguruar edhe buxhetin për blerjen e pesë helikopterëve dhe pajisjen me armatime të rënda, njofton Klan Kosova.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 13:24  | Xh.I. | 922 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Strumicë !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇKM-së në Pelicë, por JO edhe për protestën që u mbajtë sot për rastet e montuara!
Sela i thotë Zaevit, gabim e ke
Këngëtarja tregon ‘zogun’ në tapetin e kuq (Foto)
Më joshëse nëna sesa e bija (FOTO)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.