« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Toyota investon në Britani, pas marrjes së sigurimeve
to_4.jpg

Qeveria britanike ndihmoi për të siguruar një investim prej 240 milionë funtash nga Toyota në fabrikën e saj në Angli, me një letër që siguroi prodhuesin japonez të veturave mbi marrëveshjet tregtare pas Brexit.

Toyota ka bërë të ditur më 16 mars se do të instalojë platformën e re të veturave në fabrikën Burnaston.

Një burim, i cili është i njohur me letrën, ka thënë se Toyota ka shtyrë vendimin deri në fund të dhjetorit për shkak të një numri faktorësh, përfshirë edhe Brexit.

Ministri i Ekonomisë Greg Clark ka konfirmuar ekzistimin e letrës, por ka refuzuar ta bëjë publike, shkruan Reuters.

Burimi ka thënë se letra është e ngjashme me atë, e cila i ishte dërguar Nissanit vitin e kaluar kur vendosi për prodhimin e dy modeleve të reja në fabrikën e tij në veri të Anglisë.

Dokumenti shkaktoi shqetësime në radhët e publikut dhe ligjvënësve rreth marrëveshjeve sekrete.

Burimi, i cili nuk ka bërë të ditur se kur letra ishte dërguar, tha se ajo përmban disa sigurime.

Zëdhënësi i Toyota ka refuzuar të komentojë pohimet nëse ka pranuar letrën.

Britania njoftoi në mars se do të mbështesë investimet e Toyota, e cila ka prodhuar 10 për qind të 1.7 milionë veturave në Britani, duke shpenzuar 21.3 milionë funta për të mbështetur stërvitjet, kërkimet, zhvillimin dhe inovacionet.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 10:33  | L.E. | 756 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Prindër të ndarë fëmijë të përbashkët
Ben Blushi emërohet drejtor i ri i përgjithshëm i Top Channel
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.