Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë..
« Analistët » Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B për negociatat me Greqinë
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Astrit Patozi: Me 22 korrik nuk do të lejojmë rimandatimin e Lulzim Bashës në krye të PD
astrit-patozi-300x200-415x260_3.jpg

Tiranë, 15 korrik - Grupimi kundër Lulzim Bashës, i drejtuar nga Astrit Patozi, zhvilloi dje një takim me demokratët në Vlorë, ku kërkuan ndalimin e zgjedhjeve farsë që po bën Lulzim Basha për të marrë mandatin e dytë. Për herë të dytë, Patozi i bëri thirrje Sali Berishës të mos heshtë, pasi duhet të marrim në dorë fatet e vendit dhe të shpëtojmë PD nga Lulzim Basha. “PD nuk i lejohet vendi i dytë, nuk kemi luksin të kemi armiq mes nesh. Duke filluar te Berisha dhe deri te anëtari më i ri duhet të reagojnë dhe të marrin në dorë fatet e PD, nuk është zgjidhje kjo që po ndodh. 22 Korriku nuk duhet të jetë një ditë e qetë dhe e zakonshme, nuk do i lëmë demokratët që të përplasen se dëshiron Basha. Ka ende kohë që Basha të reagojë, që të mos e çojë më keq PD. Të shpëtojmë PD dhe të mos e lëmë në mëshirën e Ramës”, deklaroi Patozi. Astrit Patozi u shpreh se PD nuk mund të jetë pronë e Bashës, por ai duhet të largohet dhe të mbajë përgjegjësi për humbjen dhe keqmenaxhimin e partisë në këto katër vite. “Basha i ka pasur takimet e mbyllura, por ka pasur reagime. Dikush i ka thënë ‘Na shite’ pse vjen këtu në Vlorë. Unë nuk e them dot. Jo se po e kursej, por se nuk kam prova. Në rast se nuk na shiti ia vodhën për shkak të paaftësisë. Problemi është që për këtë a do mbajë dikush përgjegjësi? PD nuk mund të jetë kurrë biznes personal i njeriu të vetëm. Shumë njerëz më kanë kërkuar të garoja edhe pse nuk kishte garë, pasi kanë dashur që partia të reagojë, që Basha mos garojë i vetëm, pasi atë tjetrin nuk e quaj. Nuk humbëm në tre muajt e fundit, pasi erdhi graduale, ndërsa në fund u vulos. Basha gjatë 4 viteve nuk mendoi për të bashkuar demokratët. Ai e ka për qëllim që të marrë çelësat e kosheres, por bletët nuk do të jenë më aty, pasi PD nuk është selia, por ne që jemi këtu”, tha Patozi.

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.07.2017, 08:58  | Z.H. | 652 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Korrigjimi i kufijve do të qetësonte Ballkanin » Timothy Less: Ja si mund të krijohen Serbia, Kroacia dhe Shqipëria e madhe
Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.