« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Pacolli refuzohet nga VV-ja dhe AAK-ja rreth propozimit qeveri gjithëpërfshirëse
behgjet-pacolli-03-1001311703.jpg

Prishtinë, 15 korrik - Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dalë të premten me një propozim për formimin e institucioneve të reja.

Ai ka thënë se marrëveshja e tij parasheh krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse me afat njëvjeçar, e cila do të përfundonte disa tema që ka Kosova para vetes. Por, kjo ide e Pacollit është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe nga AAK-ja.

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Sami Kurteshi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se në asnjë rrethanë aktuale, as politike, as ekonomike, as shoqërore, as religjioze, as etnike e as linguistike nuk kërkon dhe nuk e lejon një sistem qeverisës konzocionalist në Kosovë. “Një sistem i tillë, para një uniteti fals për ndarjen e posteve, kërkon ndarjen e përgjegjësive dhe punëve midis entiteteve dhe grupeve të ndryshme shoqërore, pas ndarjes së qartë të përgjegjësive për dështimet në ndërtimin e shtetit. Një sistem i pajtimit të gjithëmbarshëm kërkon përmbushjen e parakushteve të domosdoshme për një sistem të tillë, pajtimin me drejtësi, që domethënë pa krime të pandëshkuara. Kosova nuk është në rrethana të tilla. Kosova mund dhe duhet të krijojë rrethana të tilla në të ardhmen, të cilën duhet dhe mund ta krijojmë ne, në një të ardhme të ndritshme”, ka thënë Kurteshi.

 

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kundërshtuar propozimin e Pacollit për një qeveri gjithëpërfshirëse, ku për këtë ide ka kërkuar fillimisht mbajtjen e një tryeze të përbashkët me të gjithë liderët politikë. 

 

“Sa iu përket kërkesave të subjekteve politike, në këtë rast edhe të z. Pacolli, ne mendojmë se tani vendi kërkon formimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe nuk kemi kohë për tryeza të tilla për t’i zgjatur proceset. Prandaj, z. Haradinaj, më herët u ka bërë ftesë subjekteve politike për t’u takuar dhe për të diskutuar, në mënyrë që ta kemi një mbështetje më të gjerë të Qeverisë, mirëpo deri më tani me keqardhje e themi se për inate personale kemi mbetur larg asaj që e kemi dëshiruar. Tani z. Haradinaj është i vendosur që në kohën më të shkurtër të mundshme t’i formojë institucionet, përkatësisht qeverinë e re, sepse vendi më nuk pret”, ka thënë Lekaj.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.07.2017, 08:55  | Z.H. | 885 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Ben Blushi emërohet drejtor i ri i përgjithshëm i Top Channel
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.