Pyatt: Tani është koha ideale për zgjidhjen e çështjes së emrit
Butaris: Botëkuptimi se Maqedonia është vetëm greke është shumë i keq
« Emri i Maqedonisë » Musliu: Nuk është lehtë të tejkalohet një kontekst i cili zgjatë më shumë se 25 vjet
Në Maqedoni po përplasen dy botëra, Qeveria proevropiane dhe mbetjet e strukturave an..
Vuçiç: Shqiptarët ta pranojnë Serbinë pa Kosovën
vucic-1-655x356.jpg

“Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët? Ta pranojnë Serbinë pa Kosovë”. Kështu u shpreh Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për të komentuar deklaratat e liderëve shqiptarë se Prishtina po përgatitet për fazën e fundit të dialogut pranimin e ndërsjelltë.

“Pyetja ime është çfarë do të bëjnë ata? Ta pranojnë Serbinë pa Kosovën? Të na ofrojnë këtë kënaqësi të madhe? Mund të qeshem me këtë. Çfarë të përgjigjem tjetër”, deklaroi Vuçiç. 

Ai theksoi se “ekzistojnë gjëra”, të cilat shqiptarët e Kosovës “nuk mund t’i bëjnë” pa Serbinë, ndërsa Serbia e di “çfarë mund dhe çfarë nuk mundet”.

Vuçi, pas diskutimeve me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, tha se është e qartë se i takon Serbisë që të përfundojë gjithë atë që mundet në kuadër të reformave, sundimit të ligjit, reformat kushtetuese, por sipas tij përfundimi i dialogut nuk varet vetëm nga Beogradi.

“Të gjitha këto mund t’i arrijmë, por na mbetet diçka që nuk varet nga ne, por edhe nga pala shqiptare në Kosovë”, ka porositur Vuçiç.

Ai ka përkujtuar se Serbia në bisedimet për anëtarësim me BE-në ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe të “rregullojë dhe gjenerojë” rrugën evropiane të Serbisë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.07.2017, 08:54  | Z.H. | 3,054 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva
Bëhuni gati, vjen i ftohti dhe acari
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stash”
Big Mama pranë këtij mashkulli, por duart nuk i heq nga pjesa intime
Shyhrete Behluli kur ishte nuse në katund
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.