« Analizë » Zoti Zaev mileti do mirëqenje sociale e jo “ajrosje” të Qeverisë
A do të shkrihet Besa e Gashit në PDSH-në e Thaçit?
Allagjozovski: Është rritur mbështetja për “synetime” në emër të kulturës shqiptare n..
« Esnafi i Kulturës » Të rishikohet ose të shpallet i pavlefshëm programi vjetor i Ministrisë së Kulturës
Këta janë dy deputetët e LDK-së që thuhet se do ta votojnë Haradinajn?
qrfasefasgf.jpg

Prishtinë, 15 korrik - Ramush Haradinaj i ka siguruar votat e nevojshme në Kuvend dhe javën e ardhshme përfundimisht do të mbahet seanca konstituive. Kështu thonë drejtues të koalicionit PAN, pa e bërë të ditur se cilët janë deputetët tjerë që do ta votojnë mandatarin e tyre për kryeministër, shkruan Zëri.

 

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 qershorit koalicioni PAN ka arritur t’i fitojë 39 ulëse në Kuvend dhe po që se i marrin 20 votat e minoriteteve, këtij koalicioni do t’i duhen së paku edhe dy vota tjera për ta formuar Qeverinë.

 

Spekulohet se në favor të koalicionit PAN do të votojnë, deputetja e LDK-së Teuta Rugova, vajza e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, si dhe deputeti tjetër i kësaj partie, Naser Rugova, shkruan Zëri.

 

Për t’i bindur këta deputetë thuhet se qe një kohë të gjatë është angazhuar ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, i cili njëherësh është ndërmjetës i koalicionit PAN.

 

Gashi ka konfirmuar ditë më parë se ka qenë i pranishëm në takimin e presidentit Hashim Thaçi me Ramush Haradinajn. Ai nuk ka bërë të ditur se çka është folur në takim, por ka thënë se aty ka qenë si mik i Thaçit dhe Haradinajt.

 

Por nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, mohon që ndonjë deputet i tyre do të votojë në favor të koalicionit PAN.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.07.2017, 08:46  | Z.H. | 669 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Adelina i bën "hyzmet" burrit me pixhame me "Minnie Mouse" (Video)
Adelina Tahiri: Dashuria nuk njeh moshë, fe e as rracë, e lumtur që jam shtatzëne!
I vdekuri ngritë dorën lartë, "çmendet" mjeku
Geta Beqa nuk di të ndalet, këtë herë ua tregon të pasmet teksa ushtron
A do të shkrihet Besa e Gashit në PDSH-në e Thaçit?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.