« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
« Zhurnal mëson » Më 11 mars Sela rikandidohet për kreun e ASH, ja emrat e nënkryetarëve të partisë
Shkatërrohet rrjeti kriminal i veteranëve të UÇK’së, dërgonin drogë e armë në Serbi
auto_a-89-770x4201500028067.jpg

Prishtinë, 14 korrik - Më 28 mars të këtij viti, u arrestua në kufirin më Shqipërinë ku iu gjetën disa armë, Nexhip Gashi, ish-epror i Policisë në Mitrovicë. Po ashtu, mbrëmë u arrestua Shemsedin Geci, zyrtar i lartë i stacionit ku punonte edhe Gashi, e të cilit iu gjetën 10 kg drogë.

 

Këta dy zyrtarë të lartë policor, kishin mjaft të përbashkëta. Dikur ishin luftëtarë të rreshtuar në UÇK, bile Shemsedin Geci ishte ndër luftëtarët e parë, e madje ata ishin të regjistruar si veteranë të UÇK’së. Të dy kishin luftuar në rajonin e Drenicës. Geci saktësisht kishte luftuar në fshatin Llaushë.

 

Ndërkohë, kur janë bërë 18 vjet nga përfundimi i luftës, këtë dy bashkë deri dje funksiononin brenda një rrjeti të organizuar kriminal që bartte armë e drogë nga Shqipëria për në Serbi.

 

Siç meson media nga burime brenda Policisë së Kosovës, ky rrjet që merrej me kontrabandë armësh dhe transport të drogës vepron qe më shumë se 4 vite. Dy zyrtarët e lartë të Policisë, Gashi dhe Geci, kishin lidhje me njerëz të krimit të organizuar që kanë dosje kriminale në Polici.

 

Rrjeti kriminal i shkatërruar mbrëmë nga Policia e Kosovës, fillonte lidhjen nga Shkodra e kalonte për në Kukës, pastaj në Mitrovicë e deri në Novi Pazar, ku i dergonte armët dhe drogën. Më pas, siç merr vesh Metro nga burime brenda Policisë, i njëjti rrjet kontrabandonte naftë nga Serbia për në Kosovë.

 

Ndërkohë, Policia e Kosovës mbrëmë edhe zyrtarisht është deklaruar për rastin e mbrëmshëm, por që nuk ka treguar se Shemsedin Geci i arrestuar mbrëmë kishte lidhje dhe bënin pjesë në rrjet të organizuar me eprorin që u arrestua në mars të këtij viti, Nexhip Gashin.

 

Madje, media merr vesh se për veprimtarinë e këtyre dy zyrtarëve që vinin nga rajoni i Skënderajt e punonin në Stacionin Rajonal të Policisë në Mitrovicë, ishin në dijeni edhe eprorët e lartë të Policisë, përfshirë drejtorin, shefin e operatives dhe shefin e hetimeve. Për këtë, media u ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës, por akoma nuk ka marrë përgjigje.

 

Ndryshe, mbrëmë në një aksion të organizuar të Policisë u kap zyrtari i lartë Shemsedin Geci teksa bartte 10 kg drogë bashkë me një mjek nga Skënderaj, duke shkatërruar kështu rrjetin e organizuar të armëve dhe drogës që lidhte Shkodrën e Novi Pazarin, e që kalonin nëpër Kosovë falë këtyre njerëzve.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 16:02  | Z.H. | 13,832 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
31 vjeçarja nga Kërçova vdes gjatë lindjes në një spital privat
Nuhiu: Kundër atyre që nxisin urrejtje nacionale do të ketë masa adekuate
Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë: Duam paqe me shqiptarët
Cipras: Nacionaliteti maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë
Granit Shala i zbulon të dashurin Linda Morinës: Meret me politikë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.