"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Str..
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Kërcënohen me jetë dy deputetë të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili publikon foton e kërcënuesit
auto_fisnik1500021322.jpg

Prishtinë, 14 korrik - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, është kërcënuar me jetë mbrëmë nga një person i quajtur Hasan Sejdija.

 

Lajmin e ka konfirmuar vet Ismaili, përmes një postimi në Facebook, së cilit ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e profilit të tij dhe mesazhet kërcënuese, shkruan Bota sot.

 

Deputeti Ismaili, ka bërë të ditur se ky person e kërcënon me jetë që nga viti 2015, derisa ka ftuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë masa për këtë rast.

 

Ai ka thënë se në njërën nga porositë e tij, kërcënohet edhe deputeti tjetër i VV-së Glauk Konjufca.

 

Kujtojmë se Ismaili, dy ditët e fundit është përfshirë në një debat të ashpër me deputetët e PDK-së, për shkak të Kadri Veselit.

 

Më poshtë reagimi i plotë i Ismalit:

 

Qeky person prej vitit 2015 më kërcënohet me jetë. Sonte u shfaq prapë. Si ky ka plot, por unë nuk jam si do do që viktimizohen, e publikojnë nonstop kësi tipash. Por, duke e marrë parasysh se sa shpejt ka reague policia për do persona publikë që ma shumë e kanë ba për me terhjekë vëmendje, unë po e publikoj, për me e pa se a po reagon policia njajtë edhe kur kërcënohet një pjesëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE. Në njanën prej porosive kërcënohet edhe Glauk Konjufca.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 11:59  | Z.H. | 3,737 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Strumicë !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇKM-së në Pelicë, por JO edhe për protestën që u mbajtë sot për rastet e montuara!
Sela i thotë Zaevit, gabim e ke
Këngëtarja tregon ‘zogun’ në tapetin e kuq (Foto)
Më joshëse nëna sesa e bija (FOTO)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.