« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
48 mijë nxënës nga Kosova dhe Maqedonia përfitojnë libra
48_1.jpg

Majlinda Kelmendi mbështet gjithashtu iniciativën, ajo do të takojë nxënësit në klasat e tyre për t’u treguar për rëndësinë e leximit.

Fondacioni i MoneyGram në bashkëpunim me Qendrën për Arsim e Kosovës dhe Fondacionin për iniciativa edukative dhe kulturore Step by Step, njoftojnë sot nisjen e programit i cili synon rritjen e shprehisë së të lexuarit tek fëmijët e klasave të para në Kosovë dhe Maqedoni.

Majlinda Kelmendi, sportistja e parë Kosovare e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike mbështet gjithashtu iniciativën për tregim të storieve dhe lexim tek këta fëmijë.

“Jam shumë i entuziazmuar që fondacioni i MoneyGram për herë të parë jep fonde tek organizata joqeveritare në rajonin tonë. Për më shumë, projekti po përfshin dy shtete për tu ofruar ndihmë në përmirësimin dhe rritjen e shprehisë së leximit. 48, 000 nxënës nga 800 shkolla në Kosovë dhe Maqedoni do të përfitojnë nga 3,700 pako me libra që do të printojmë dhe shpërndajmë tek ta,” tha Massimo Canovi, udhëheqës i MoneyGram për Evropën Juglindore.

“Unë besoj se dhurimi i këtyre librave fëmijëve të klasave të para të Kosovës dhe Maqedonisë do të inspirojnë ata të udhëtojnë në botën e imagjinatës së tyre dhe do të shohin se jeta është edhe më e mirë nëse shoqërohet me një libër. Në fund të fundit “një klasë pa libra është si një trup pa shpirt”, ka thënë Dukagjin Popovci, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës për Arsim të Kosovës.

Kjo iniciativë mbështetet edhe nga Majlinda Kelmendi, ambasadore e MoneyGram, e cila do të takojë nxënësit në klasat e tyre për t’u treguar atyre për rëndësinë e leximit e gjithashtu për të dhënë atyre mësime të xhudos.

Kjo iniciativë mbështetet edhe nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

Në një fjalë rasti, Ministri Arsim Bajrami tha: “Iniciativat e tilla për dhurimin e librave dhe aftësimin e fëmijëve për shkathtësitë në të lexuar, janë gjithmonë të mirëseardhura dhe ne si ministri do të i mbështesim gjithmonë. Majlinda Kelmendi është një shembull i përkryer i asaj që sapo thash, pasi që prezanton idenë se gjithçka mund të arrihet nëse punon shumë”. / KultPlus.com

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.07.2017, 15:39  | L.E. | 686 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Prindër të ndarë fëmijë të përbashkët
Ben Blushi emërohet drejtor i ri i përgjithshëm i Top Channel
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.