Pyatt: Tani është koha ideale për zgjidhjen e çështjes së emrit
Butaris: Botëkuptimi se Maqedonia është vetëm greke është shumë i keq
« Emri i Maqedonisë » Musliu: Nuk është lehtë të tejkalohet një kontekst i cili zgjatë më shumë se 25 vjet
Në Maqedoni po përplasen dy botëra, Qeveria proevropiane dhe mbetjet e strukturave an..
Kryemadhi sulmon Ramën dhe apelon: Duhet opozitë e bashkuar
moni_2.jpg

Tiranë, 13 korrik - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka quajtur “karafil të qeverisë” Ramën, ndërsa thotë se këto janë shenjat e para të sundimit të pakicës. Këtë deklaratë Kryemadhi e ka bërë në Facebook dhe i referohet  “listës së zezë”, që kryeministri Rama publikoi një ditë më parë.

“Deliri i pushtetit nuk njeh më kufij dhe shenjat e para të sundimit të pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, po jep shenjat e para. Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votës dhe oligarkëve. Pushteti pa kufij që ata i dhanë me tjetërsimin e votës, e bën atë të mendojë dhe veprojë si një diktator, duke harruar që ky popull ka memorie dhe nuk i toleron akte të tilla paturpësie.

Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë delirant që nuk njeh më kufizime. Sot më shumë se kurrë opozita duhet të jetë e fortë dhe e bashkuar për t’i treguar këtij kryeministri në delir, se pushteti i pakufizuar dhe arroganca janë te papranueshme në demokraci, qoftë edhe në një demokraci të brishtë si e jona.

Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh që u ble në 25 qershor me lekët e krimit dhe drogës. LSI do të vijojë çdo ditë dhe pa kompromis betejën e saj kundër instalimit të pushtetit mafioz”, shkruan Kryemadhi në Facebook.  Më herët, kreu i qeverisë paralajmëroi ndëshkim për çdo punonjës administrate që abuzon me detyrën.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.07.2017, 14:58  | Xh.I. | 730 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva
Bëhuni gati, vjen i ftohti dhe acari
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stash”
Big Mama pranë këtij mashkulli, por duart nuk i heq nga pjesa intime
Shyhrete Behluli kur ishte nuse në katund
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.