« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Angjushev: Investitorët e huaj të mirëseardhur në RM
angjushev.jpg

Shkup, 12 korrik- Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka marrë pjesë në forumin e biznesit  në kuadër të Samitit të 4-të për Ballkanin Perëndimor në Trieste, kumtuan nga Kabineti i tij.

Në forumin e biznesit, kanë mbajtur fjalime edhe Anxhelino Alfano, ministër i Punëve të Jashtme  dhe bashkëpunim ndërkombëtar i Republikës së Italisë, Johanes Han, komisar për politikë të mirë fqinjësore dhe zgjerim, të Bashkimit Evropian, si dhe ministrat e angazhuar për ekonomi, industri dhe energjetikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesi i vendit nikoqir të samitit, ministri Alfano në fjalimin e tij në hapje të forumit të biznesit ka theksuar se protekcionizmi nuk është marrëveshje e vërtetë për zhvillim të ekonomisë. Ai ka plotësuar se transparenca e organeve shtetërore ndaj sektorit të biznesit janë kyçe për dinamikë më të lartë të ekonomisë, ndërsa sfidë e vërtetë është krijimi i vendeve të reja punës për të rinjtë, në të cilat është e ardhmja e çdo vendi.

Eurokomisari Han potencoi se ky Samit dërgon mesazh për mbështetje dhe stimul për reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëskryeministri Angjushev potencoi se Qeveria do të punojë në zhvillimin e bashkëpunimit të mirë me fqinjët, ndërsa paralelisht fuqimisht do të përkushtohet në zbatimin e reformave të nevojshme që e trasojnë rrugën e vendeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai u përqendrua edhe në politikën për tërheqje të investimeve të huaja në vend.

"Nga Triesta dërgoj mesazh dhe cftesë deri te të gjithë investitorët e juaj se janë të mirëseardhur në Republikën e Maqedonisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të sigurojmë kornizë për tërheqje të investimeve", theksoj Angjushev.

Sipas tij, reformat në sektorin në sektorin energjetik janë gjithashtu një nga prioritete, por edhe sfidë e Qeverisë së Maqedonisë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.07.2017, 13:33  | L.E. | 826 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Ben Blushi emërohet drejtor i ri i përgjithshëm i Top Channel
Prindër të ndarë fëmijë të përbashkët
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.