Spanjolli që shkroi 1000 faqe mbi Ismail Kadarenë (Foto)
kulture
Spanjolli që shkroi 1000 faqe mbi Ismail Kadarenë (Foto)

Spanjolli që shkroi 1000 faqe mbi Ismail Kadarenë (Foto)

Kur shkruhen 1000 faqe mbi Ismail Kadarenë.

Jose Carlos Rodrigo Breto është eksperti më i madh spanjoll mbi punën e Kadaresë.

Tema e doktoraturës e këtij burri spanjoll titullohet “Ismail Kadare dhe Strategjia e Madhe”, dhe janë gati 1000 faqe që i janë kushtuar shkrimtarit më të madh shqiptar, disa herë favorit për Nobelin letrar.

Siç e përshkruajnë mediet spanjolle, puna e Rodrigo Breto është fascinuese, një punë shkencore e cila nuk i është atribuuar asnjëherë Kadaresë më parë.

“Janë gjithsej pesë vite punë në këtë temë timen mbi Kadarenë. Vitin e fundit kam shkruar, ndërsa vitet tjera kanë qenë vetëm kërkim dhe analizim i veprave të Kadaresë” tregon Breto. Ai ka hapur edhe një blog online ku tregon mbi analizat që i bën veprave të Kadaresë.

“Kadare i ka shpëtuar komunizmit me anë të letërsisë. Është shkrimtar paradoksal, unik. Puna e tij të shpëton prej totalitarizmit por edhe të futë në totalitarizëm. Nëse do të shkruante në kushte të ndryshme ndoshta nuk do të ishte i suksesshëm, por talenti është talent” tregon Breto.

Breto është vetë novelist ndërsa tema e tij po pret të redaktohet. Ai është gati për tu bërë doktor i shkencave në Estudios Literarios në Madrid. Ai ka lindur në vitin 1967. / KultPlus.com

© ZHURNAL 11.07.2017, 10:59 | L.E. | 1,644 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."