« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova ..
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Qytetarët e Maqedonisë para shtetit janë “anëtarësuar” në BE
Rasti "Talevska", Gjykata shkelë parimin e proporcionalitetit
Gjatë tri ditëve 30 aksidente në Shkup
AKSSS_3.jpg

Shkup, 10 korrik- Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 30 aksidente, informoi SPB Shkup.

Policia rrugore të premten ka kryer ekspertizë në 12 fatkeqësi, në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material, gjashtë janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin një drejtues i një mopedi është lënduar rëndë.

Të shtunën policia rrugore ka kryer ekspertizë në tetë aksidente, prej të cilave katër janë me pasojë dëm material, katër me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona.

Dje policia rrugore ka kryer ekspertizë në 11 aksidente, prej të cilave tre me pasojë dëm material, pesë me lëndime trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë pesë persona. Kanë ndodhur edhe dy aksidente në të cilat një këmbësor dhe një çiklist kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Gjatë tri ditëve të kaluara policia rrugore i ka sanksionuar 103 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 14 vozitës i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe ata janë përjashtuar nga komunikacioni, shtatë shoferë kanë kaluar në semafor të ku, 16 shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur telefonin celular, 36 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara dhe 63 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.

Me ndihmën e automjetit special "karrotreci", siç informoi SPB Shkup, janë larguar 84 automjete

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.07.2017, 11:25  | L.E. | 401 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e shqiptarëve
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.