Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtjen e kriminalitetit në rrjetet sociale!?
Ja si vjedhin hajnat në Shkup
1-336-750x430-660x330.jpg

Shkup, 8 maj - Me kapela, tre persona po bëhen gati për vjedhje në një dyqan të kafesë në Fushë Tophane të Shkupit. Njëri prej tyre bënë rolin e rojtarit, kurse dy të tjerët po përpiqen të hyjnë brenda lokalit. Plani i tyre duket se shkon mirë, por hajnat nuk e kishin vërejtur kamerën e sigurisë tek shitorja tjetër, e cila  ka filmuar tërë ngjarjen.

Pronari i këtij lokali nuk deshi të flas për atë që i ka ndodhur. Ndërsa cak i grabitjeve janë edhe dyqane të tjera.

“Këto vite më shumë janë shpeshtuar vjedhjet dhe nuk interesohet askush, për këtë lagje, por tani ka më tepër hajna”, tha Gafur Berisha, Banor.

Edhe Asret Ajdini që ka dyqanin në këtë lagje thotë se dyqani i tij disa herë është grabitur. Ai thotë  se vetëm në një rast janë kapur autorët e grabitjes nga ana e policisë.

 “Sidomos kjo pjesa këtu kamë vërejtje se tek kjo pjesa nuk kanë marr masa nga komuna asgjë për tu bërë në këtë kompleks për të mirëmbajtur ose për të siguruar diçka. Mund ta shihni edhe vet qe kemi vendosur këto për ti mbrojtur vetëm pronat tona por përsëri është rrezik”, tha shitësi, Asret Ajdini.

E vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga hajnat, pronarët e dyqaneve kanë gjetur një zgjidhje.

Jemi në kompleksin Treska në Fushë Tophanë, këtu vjedhje po ka çdo ditë, por banorët thonë se e vetmja zgjidhje për tu mbrojtur nga hajnat janë këto tela të vendosura në gjitha dyqanet.

Nga Ministria e Brendshme nuk i përgjigjen thirrjeve tona pas kërkesave edhe të pronarëve të këtyre dyqaneve, për të shtuar masat e sigurisë dhe për të zbardhur vjedhjet e shpeshta.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 08.05.2017, 20:37  | T.E. | 5,065 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
E enjtja e ardhshme ditë jopune
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
Demiri: Në këtë rikonstruim nuk do të ketë as fitues as humbës
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.