Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë..
« Analistët » Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B për negociatat me Greqinë
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Në dy aksidente në Tetovë lëndohen tre persona
132738980.jpg

Shkup, 5 maj - Tre persona prej të cilëve një vajzë pesëvjeçare janë lënduar në dy aksidente trafiku që gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, vajza me prejardhje nga fshati Llace i tetovës është lënduar derisa ka ecur në këmbë me ç'rast është goditur nga automjeti i udhëtarëve "Opel astra" me targa tetovare i drejtuar nga 31-vjeçari P.V. nga Falishti. Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën "Todor Cipovski-Merxhan" në Tetovë.

"Vajza e lënduar me automjet tjetër është dërguar në spitalin e Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi. Është kryer ekspertizë, ndërsa arsye për aksidentin fillimisht është shpejtësia e papërshtatur gjegjësisht vozitje shumë e shpejtë" tha Josifovski.

Aksidenti i dytë ka ndodhur dje mbrëma rreth orës 20 në rrugën "146" në Tetovë. Në të kanë marrë pjesë një automjet i udhëtarëve "Suzuki svift" me targa tetovare, që e ka drejtuar tetovari F.XH. (29) dhe skuter "Jijing" me targa shkupjane i drejtuar nga tetovari B.I. (44) ndërsa në të cilin ndodhej edhe bashkëudhëtari E.I. (24) gjithashtu nga Tetova.

"Në aksidentin shoferi i skuterit dhe bashkëudhëtari i tij kanë marrë lëndime të rënda trupore. I pari të thyera në shpatullën e majtë dhe në këmbën e majtë, ndërsa i dyti lëndime trupore. Të dytë me një automjet tjetër janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, u është dhënë ndihmë dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak", tha Josifovski.

Është kryer ekspertizë e kompletuar dhe po konfirmohet arsyeja dhe gjithçka tjetër e lidhur me aksidentin. Fillimisht arsye është mosmbajtja e largesës që është e caktuar me ligj.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 05.05.2017, 19:26  | T.E. | 2,222 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel
« Korrigjimi i kufijve do të qetësonte Ballkanin » Timothy Less: Ja si mund të krijohen Serbia, Kroacia dhe Shqipëria e madhe
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Emrat » Kush janë 200 intelektualët maqedonas që kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.