Donald Lu: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë
shqiperia
Donald Lu: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë

Donald Lu: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë

Tiranë, 2 maj - Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu në një takim me nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete të Shqipërisë tha se korrupsioni mund të ndalet vetëm nëse të rinjtë vendosin të veprojnë kundër tij.

Ai u shpreh se kohët po ndryshojnë dhe tha se politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar kanë filluar të kenë frikë nga të rinjtë.

“Në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë. Kohërat po ndryshojnë, politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë. A e dini se nga kush kanë frikë? Ata kanë frikë nga ju”, tha Lu.

© ZHURNAL 02.05.2017, 16:11 | Z.H. | 2,049 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."