Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
Zgjedhjet lokale nën ritmin "Kush e rrëzojë Gruevskin nga froni", problemet e qytetarve në ajrë
zgj.jpg

Shkup, 19 Maj - Zgjedhjet lokale në Maqedoni pritet që të mbahen në muajn tetor të këtij viti, për të cilën kohë thuaj se janë dakord të gjitha partitë poltike në vend. Por qytetarët nën hijen e euforisë së krizës poltike në vend mbetën pa marrë llogari për premtimet e realizuara nga kryetarët e deritanishëm të komunave. Nga këtu lind edhe pyetje: A do të kalojnë edhe këto zgjedhje lokale pa dhënë llogari për punën e kryer katër vjeçare të kryekomunarëve? A do të kalojnë edhe këto zgjedhje nën hijen e folklorizmit politik, kush e rrëzojë nga froni Gruevskin, e uli Zaevin? Do jenë këto zgjedhje nën hijen e folklorizmit patriotik dhe partitë me këtë do i ikin edhe njëherë problemeve reale loakle të qytetarëve. 

Analistët politik për Zhurnal.mk thonë se përveç zgjedhjeve parlamentare që ishin “specifike” për shkak se ato u bënë para kohe për shkak të krizës dhe sollën një rikonfigurim forcash politike në të dy blloqet etnike, edhe këto zgjedhje lokale duhet të jenë të veçanta. 

"Duket se përveç zgjedhjeve parlamentare që ishin “specifike” për shkak se ato u bënë para kohe për shkak të krizës dhe sollën një rikonfigurim forcash politike në të dy blloqet etnike, edhe këto zgjedhje locale duhet të jenë të veçanta. Për shkak të odisedës së gjatë të dhënie-mosdhënies së mandatit shumicës së re parlamentare dhe presioneve nga protestat, këto zgjedhje, të cilat ende nuk dihet se kur do të mbahen, janë testi i parë i disponimit të zgjedhësve, që të shihet si lëviz përkrahja ndaj subjekteve dhe a ka nisur që disponimi të lëvizë nga temat e mëdha ndëretnike, a është çliruar një pjesë e tyre nga euforia nacionaliste dhe a po rritet interesi për probleme reale të karakterit lokal, sepse, këto janë zgjedhje për pushtet lokal e jo për fatin e shtetit ose popujve", thotë analisti poltik Daut Dauti për Zhurnal.mk 

Ai konsideron se edhe mëtej do të vazhdojë beteja midis dy partive maqedonase për Shkupin dhe qytetet e mëdha, sepse të mos harrojmë, paralajmërimi i uljes së përkrahjes së VMRO-së ka nisur pikërisht në një komunë të Shkupit. 

"Sido që të jetë, partite do të përpiqen të dëshmojnë se kanë përkrahje të  votuesve, që të ruajnë edhe më tutje ndikimin osa ta rrisin edhe më shumë. Kuptohet, në gjithë këto, pavarësisht motiveve, doemos do të duhet të ofrojnë projekte konkrete lokale, se ndryshe nuk do të kishin kurrëfarë kuptimi", nënvizoi analisti Dauti.

Nga ana tjetër analisti poltik Gazmend Ajdini thekson se rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit dëshmuan se votuesit kanë vendos një baraspeshë mes  "patriotizmit" dhe evropeizimit, në kuptim të nevojës së reformave në vend, madje me një vlerësim më të lartë për këtë të fundit.  

"Ka më shumë faktorë që do ndikojnë në rrjedhën e zgjedhjeve lokale por dhe vetë fushatës për to. Se a do të vazhdohet me çështjet etnike edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale varet, së pari,  nga  formimi i qeverisë së re ose më saktë programit të saj. Për shkak se ky koalicion ka rastin real të "përmbyll" këto çështje, që jo vetëm në nivelin lokal por edhe atë nacional qytetarët të fillojnë të mirren me çështje social-ekonomike", vlerëson Ajdini për Zhurnal.mk 

Sipas tij, Qeveria e re, programi i saj dhe 100 ditët e para të saj do të kenë ndikim real në zgjedhjet lokale, pasi që realiteti në vendin tonë është se decentralizimi është akoma deri në "gjysën e rrugës" së vet, kështu që ndikimi i pushtetit qëndror ende është një ndër faktorët e rëndësishëm për realizimin e aspiratave të pushtetit lokal.   

"Rezultatet e punës së kaluar kanë ndikim në kuptimin e "bësueshmërisë së premtimeve" por dhe besueshmëria ndaj premtimit të atyre që kanë aspirata të marrin pushtetin lokal varet prej "potencës" së tyre politike dhe mundësisë së tyre për realizimin e premtimeve", potencon Ajdini.

Profesori universitar Sabaudin Zhuta konsideron se një nga hendikepet kryesore në këte drejtim është problemi i centralizimit të pushtetit dhe që ka të bëjë me aspektet diskriminuese rreth zhvillimit të këtyre komunave. 

"Pra shpërndarja e buxhetit ose ndryshe thënë restrikcionet buxhetore komunave shqiptare. Do përmendi rastin e komunës së Strugës e cila gjat katër viteve;  sa udhëhiqej nga Dr. Zijadin Sela, disaherë iu grabiten paratë e akumuluara nga taksat e qytetarëve strugan nga pushteti qendror,për arsye shum banale. Në rebalansin e buxhetit të shtetit, që përfshin një masë prej mbi 3.5 miliardë € do duhet status të veçantë donacionesh dedikuar komunave shqiptare të lëna pasdore dekadën e kaluar", thotë Zhuta për Zhurnal.mk

Profesor Zhuta mendon se indikative është retorika e partive poltike, a do merren më shumë me akuzat e ndërjella dhe premtimet boshe të folklorit nacionl-romantik, se sa me analizat, ofertat konstruktive, projektet konkrete dhe problemet reale ekonomike, e që jan boshti kryesor i hallexhinjëve të elektoratit shqiptar.

 "Kam drojë se edhe në mandatin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale, në mesin e tetorit të këtij viti, nëse nuk do ndodh decentralizimi real i pushtetit lokal dhe nëse nuk do zgjidhen njerëz menaxher të qëlluar e jo ushtar të dëgjueshem partiak, do vazhdon avazi gjegjsisht praktika e dështimeve. Prandaj sugjeroj; bashkëpunim konstruktiv ndërpartiak duke flakur retorikat përçarëse dhe ambicjet patologjike individuale e të grupeve të caktuara. Kjo do të ndikon në ruajtjen e disa komunave të udhëhequra nga shqiptarët si p.sh. Struga dhe Kërçova, por edhe aspektin e parandalimit të shpërnguljeve të mëtutjeshme të popullatës së (gati) përgjysmuar shqiptare jasht shtetit", thekson profesor Sabaudin Zhuta.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 21:15  | D.J. | 6,464 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
Më në fund Kallashi publikon fotografi me të dashurin, ai nuk është shqiptar (Foto)
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.