« Analistët për Zhurnal » Pas 100 ditëshit të parë të qeverisë së re, Gruevski do të ketë ulje drastike të reit..
Më 27 prill kishim atentat politik ndaj kërkesave të shqiptarëve, thotë Sela
« Alarm » Rakip Doçi, për banorët e Hasanbegut që po ngulfaten nga mbeturinat, i "shurdhur"..!
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
Gruevski: Lamë shumë para në Buxhet për Qeverinë e Zaevit
gujo.jpg

Shkup, 19 Maj - Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë lamë shumë të madhe të mjeteve për shumicën e re parlamentare për dallim nga viti 2006 kur kishte vetëm tre milionë euro kur hyrëm në Qeveri, por edhe dhjetëra ekzekutime të përgatitura të ankesave të marra nga kompani të cilat me muaj kanë pritur të aktivizohen pasi të fillojë me punë qeveria e re, transmeton Zhurnal.mk

Këtë e theksoi lideri i VMRO­DPMNE­-së Nikolla Gruevski në përgjigjen e pyetjes pas ekspertizës në aktivitetet ndërtimore për rikonstruksion të një pjese të autostradës nga Shkupi drejt Kumanovës, duke theksuar se ky është dallimi midis VMRO­DPMNE-­së dhe LSDM­-së.

"Në fillim të javës në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë kishte në dispozicion 180 milionë euro, ndërsa pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim për pagesë të subvencioneve për bujqit rreth 50 milionë euro do të shkojnë për pagesë të subvencioneve bujqësore", deklaroi Gruevski.

Shpjegoi se në vitin 2006 vetëm sa kanë hyrë në Qeveri janë aktivizuar dhjetëra vendime ekzekutive të seancave të humbura gjyqësore që i ka pasur qeveria paraprake e LSDM­-së pë shkak se atëherë qeveria e re e VMRO­DPMNE­-së ka qenë e bllokuar.

"Kjo është mënyra me të cilën punon LSDM­ja, ndërsa ne u lëmë rreth 130 milionë euro në dispozicion. Më shqetëson që LSDM­ja ende nuk kanë formuar qeveri, ndërsa tanimë kërkojnë pretekste për punën e tyre e cila do të pasojë, sepse nuk kanë kurrfarë program dhe plan serioz që do të punojnë", tha Gruevski.

Theksoi se deficiti buxhetor sivjet deri tani është vetëm një për qind që, siç tha, është një nga deficitetet më të ulëta buxhetore në historinë e Maqedonisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 18:12  | D.J. | 10,698 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
« Publikohet video e re: » Deputetët e VMRO-DPMNE-së Vasilevski dhe Mukoski hapën dyert e Kuvendit
Micov i kalon gjitha kufijtë, kërkon 27 prilli të shënohet si festë shtetërore sepse është rrahur Sela !
Veljanoski hutohet para gazetarëve, nuk pranon Xhaferin si kryeparlamentar
PSP shpalosi tre raste të reja, zbulon mashtrime dhe dëm të buxhetit shtetëror deri më 170 milion euro
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.