Zhurnal me përgjigje për Komunën e Sarajit: Nuk kërkojmë falje publike, lajmet janë n..
« Analistët për Zhurnal » Shqetësimi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe është real, deri në zgjedhjet lokale duh..
Tresi: PDSH do të mbështesë të gjitha iniciativat për avancimin e të drejtave të shqi..
Piter Vanhojte do të "qëndise" reformat në media
Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë hapet të dielën me koncert ekskluziv
objektt.jpg
Loading...

Shkup, 19 maj- Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë me pamje moderne dhe arkitektonike dhe karakteristika akustike sipas të gjithë standardeve botërore, do të jetë i hapur të dielën në orën 19 me koncert ekskluziv të Filarmonisë me të cilin solist do të performojë pianisti i njohur maqedonas me famë botërore Simon Tërpçeski.

Filarmonia e Maqedonia, e cila është institucioni më i vjetër nga sfera veprimtarisë muzikore-skenike në republikën e Maqedonisë, bëhet me objekt pas 73 viteve nga ekzistimi.

Koncerti do të jetë nën dirigjimin e një prej dirigjentëve më prestigjioz dhe më të kërkuar të të gjithë kohërave, maestro Vlladimir Ashkenazi nga Rusia.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska - Milevska sot në konferencën për shtyp tha se shumë është investuar në këtë objekt dhe shumë dashuri, me përkushtim dhe punë të madhe gjatë viteve të kaluara si Ministri e Kulturës  dhe si ekip i cili ka punuar në ndërtimin e objektit, kanë dhënë gjithçka nga vetja që të ketë një objekt të këtillë sipas të gjithë standardeve botërore me akustikë më të lartë.

Tërpçeski theksoi se është i nderuar që është i ftuar të performojë në hapjen e sallës së re të koncerteve dhe që do të ketë mundësi që sërish të bashkëpunojë me maestro Ashkenazi.

Objekti i ri i Filarmonisë së Maqedonisë shtrihet në sipërfaqe prej 12.400 metra katrorë. Disponon me dy salla, sallë të madhe me kapacitet prej 1.000 vendeve dhe sallë të vogël, shumë-dedikuese me kapacitet prej 310 vendeve prej të cilëve 168 janë ulëse fikse, 110 janë ulëse teleskopike dhe 32 mobile.

Objekti  posedon edhe kafene, dyqan muzikor dhe vende për parkim për të punësuarit. Në gjithë procesin e ndërtimit të objektit janë respektuar të gjithë qëllimet programore dhe kërkesat e të punësuarve në Filarmoni.

Është furnizuar edhe pajisje e re e kompletuar për muzikantët, karrige në varshmëri nga tipi i instrumentit, trekëmbësha dhe mbajtës për instrumente, vitrina të posaçme për ruajtje të instrumenteve, mbajtës për partipaturat dhe trupa ndriçues për ta

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 16:34  | L.E. | 623 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Dalin pamjet e klipit, Adriani i hutuar pas këmbëve të Ronelës (Foto)
Xhelozia e Getit kalon kufijtë! Ja çfarë e detyron të bëjë Marina (Foto)
Meda befason, pozon me gruan në prehër (Foto)
Nuk e prisnit se Ariana e thërret vjehrrin e saj me këtë emër (Foto)
A e dini çfarë veture e vozit Nikollë Nikëprelaj? (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.