Zhurnal me përgjigje për Komunën e Sarajit: Nuk kërkojmë falje publike, lajmet janë n..
« Analistët për Zhurnal » Shqetësimi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe është real, deri në zgjedhjet lokale duh..
Tresi: PDSH do të mbështesë të gjitha iniciativat për avancimin e të drejtave të shqi..
Piter Vanhojte do të "qëndise" reformat në media
Mehmeti personi "KYÇ" që mund të zbardhë rastin e Kumanovës ?!
kumanova1.jpg

Shkup, 19 maj - Prokuroria Publike sot ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e palës mbrojtëse me përjashtim të Shenasi Mehmetit të cilin e ka pranuar si dëshmitarë në lëndën e Grupit të Kumanovës, shkruan Zhurnal.

Bëhet e  ditur se propozimet e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë nën arsyetimin se një pjesë e tyre nuk do të ndryshojnë gjendjen faktike derisa një pjesë nuk janë propozuar në kohën e duhur.

Ndryshe Shenasi Mehmeti i punësuar në shërbimet e inteligjencës supozohet të jetë dëgjuar në bisedat e përgjuara derisa është duke biseduar me disa nga pjesëtarët e Grupit.

Pala mbrojtëse në seancën paraprake propozoi që si dëshmitarë të ftohen funksionarë të lartë të shtetit dhe të partive politike si Ali Ahmeti, Artan Grubi, Gordana Jankulovska, Sasho Mijallkov dhe të tjerë.

Prokuroria Themelore Shenasi Mehmetin e konsideron si person kyç që ka pasur kontakte direkte me personat e grupit të "Lagjes së Trimave". Thuhet se Mehmeti është i përfolur që edhe më parë ka takuar organizatorët që janë futur në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Shenasi Mehmeti, zyrtari i lartë i Sherbimit Maqedon, ka qenë njeriu kryesor i grupit të Kumanovës i mbeshtetur nga Sasha Mihallkoviish shef i Shërbimit Sekret Maqedon.

Në vitin 2013, Mirsad Ndrecaj, tashmë i vrarë në grupin e Kumanovës, është njeriu i parë i cili kishte rënë viktimë e përgjimeve telefonike, të bëra nga AKI, Policia e Kosovës dhe Shërbimi sekret Maqedon, ose siç njihet gjerësisht: DBK.

Agjencia Kosovare e Intelegjencës, gjithë këtë punë e kishte nisur, pasi që kishte marrë informacione se disa agjentë të kundërspiunazhit maqedon, po zhvillonin aktivitete intensive në territorin e Kosovës.

Meqenëse grupi në fjalë dyshohej edhe për disa aktivitete të tjera, policia e Kosovës, me urdhërin e Gjykatës, kishte filluar përgjimet e çdo lloj komunikimi mes tyre.

Planet e Shërbimit Maqedon ishin që këtë grup ta mbanin nën kontroll dhe ta përdornin për të shkaktuar incidente në Maqedoni, por pa viktima, në mënyrë që me çdo kusht të shpëtohej rënia e Qeverisë së Gruevskit e vënë në rrezik serioz pas përgjimeve telefonike të rëna në dorën e opozitarit Zaev.

Shefi i Sherbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mihallkov, i cili është djalë tezeje me kryeministrin Gruevski, jo vetëm që ishte lidhur në biznese të forta me pjesën e shqiptarëve, por ai thuhet se kishte arritur deri atje sa të siguronte edhe diploma fallco deri të doktoraturës për emra të njohur të Kosovës dhe Maqedonisë, pra për shqiptarë, të cilët më pas i shantazhonte dhe i shfrytëzonte sipas nevojave të tija.

Në gjithë këtë rrëmujë interesash, zyrtari i lartë i Kundërintelegjencës Maqedone, Shenasi Mehmeti, i shpeshton takimet me grupin. Ai bënë vizita të shpeshta në Pejë, Prishtinë dhe Ferizaj.

Në përgjimet telefonike dëgjohet Mirsad Ndrecaj, duke biseduar me Shenasi Mehmetin, ku afër Mirsadit është edhe Begë Rizaj. Si duket grupi ka filluar të dyshoj në Shenasinë. Caktohet një takim në Ferizaj. Në këtë takim, i cili zhvillohet në makinën e Shenasi Mehmetit, tip BMW,530 ngjyrë e zezë,me targa të Shkupit, marrin pjesë Muhamet Krasniqi dhe Hamdi Ndrecaj.

Duke patur parasysh gjithë këto informacione, Prokuroria Themelore Publike dëshmitarët tjerë i sheh si jo aq të rëndësishëm sa Shenasi Mehmeti, cili mund të jep informacione kyçe dhe shumë të rëndësishme për rastin e ndodhur më 9 maj në Kumanovë. Se a do të jetë Shenasi Mehmeti konstruktiv me Prokurorinë dhe viktimat që ranë në "grackën" e tij mbetet të shohim? Por një gjë është e sigurt se dalë ngadalë e vërteta do del në shesh. Shenasi Mehmeti nuk do të ketë pretekste që tju ikë seancave gjyqësore.

Gjatë seancave gjyqësore për "Lagjen e Trimave" njëri ndër të akuzuarit, Dem Shehu para Trupit gjykues në procesin gjyqësor për ngjarjet e Kumanovës që ndodhën në vitin 2015, tregoi arsyet dhe mënyrën se si është bërë pjesë e grupit.

Ai pati deklaruar se: "gjatë sulmit në karakollin e Goshincës, nuk i kemi lënduar e as keqtrajtuar policët, të cilët kanë qëndruar aty, por vetëm u kemi marrë armatimin dhe jemi larguar. Deklaratat paraprake të policëve se ne i kemi rrahur aspak nuk janë të vërteta", ka deklaruar mes tjerash Shehu.

Kontakti fillestar mes Shehut dhe organizatorëve të grupit – Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, sipas dëshmisë së tij në seancën kur ai pati rradhën të rrëfehet, është realizuar me 18 prill të viti 2015, në qytetin e Prizrenit. Kërkesën për takim, siç tha Shehu, ia ka bërë Beg Rizaj, i cili ditën e takimit në Prizren ka qenë i shoqëruar me Mirsadin dhe Valdet Zekajnë. Por Shehu në këtë seancë nuk la pa përmendur edhe Shenasi Mehmetin.

“Pasi u takuam dhe e pimë nga një kafe, ne u nisëm për në Prishtinë. Gjatë kësaj rruge, Mirsadi dhe Begu më thanë mua dhe Valdetit që ta vazhdojmë rrugën, ndërsa ata pritet të takohen me një shok prej Maqedonie – Shenasi Mehmeti. Ne qëndruam aty derisa ai ka ardhur dhe më pas u nisëm për në Prishtinë. Pasi arritëm në qytet, Begun dhe Mirsadin i kemi pritur rreth katër orë, dhe pasi u kthyem – nuk e kemi pyetur shumë për atë se çka kanë biseduar, sepse e dinim se bëhet fjalë për shokë të tyrin me të cilin kanë pasur kontakte të vazhdueshme që më herët”, tha Shehu.

Gjatë rrëfimit të ngjarjes, ai potencoi se Shenasi Mehmeti, i punësuar në policinë e Maqedonisë, kur ka qenë koha e zgjedhjeve parlamentare, presidenciale apo lokale që janë zhvilluar në të kaluarën në këtë shtet, Begun dhe Mirsadin i ka bartur me veturë nga një lokacion në tjetrin.

“Shpeshherë Begu dhe Mirsadi e kanë pasur fjalën e fundit se kush nga shqiptarët do të marrë poste në Qeveri, kështu në një rast – Begu më pati thënë se i kanë kërkuar Ali Ahmetit që Shenasi Mehmetin ta vendosin si zëvendësministër në dikasterin e policisë, por përgjigjja e tij ka qenë se nuk mendon të vendos në atë post një person që deri dje e ka pirë gjakun e shqiptarëve”, potencoi Shehu. Në ndërkohë, me datë 20 prill, sipas rrëfimit të Shehut, ai së bashku me Mirsadin, Begun dhe Valdetin, janë nisur për në Gjilan, ku kanë pritur të errësohet dhe së bashku me shokë tjerë, të cilat Shehu tha se nuk i ka njohur, janë futur ilegalisht në territorin e Maqedonisë.

Edhe Hamdi Ndrecaj, vëlla i të ndjerit Mirsad Ndrecaj, në një emision në Kosovë pati deklaruar se Shenasi Mehmeti është spiuni i grupit të Kumanovës.

Nga ana tjetër Andi Krasniqi (Komandant Malisheva) në rrëfimin e tij në seancën gjyqësore ka deklaruar se rasti kumanova është rast i montuar nga qeveria maqedonase. “Rasti Kumanova është skenar i montuar politik nga ish Qeveria e Maqedonisë dhe së shpejti do të dalin edhe emrat e atyre që e kanë organizuar”.

Ai denoncoi se ekziston një incizim audio-vizuel i takimit të pjesëtarit të shërbimit sekret, Shenasi Memeti dhe një maqedonasi poashtu nga shërbimi sekret, te cilët janë takuar me liderët e grupit të Kumanovës, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.

"Jo, nuk e di. Por e di që ekzistojnë. 3 orë e 17 minuta zgjat inçizimi. Më kanë ngelur në kokë këto numra. Në takim Mirsadi më ka thënë se është biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për vrasjen e Harun Aliut e të tjerë. Mirsadi më ka thënë se edhe më herët është takuar me Shenasi Memedin", pati deklaruar Malisheva.

Pas rrëfimit të Malishevës shokët e tij gjatë seancës e pyetën se përse nuk i ka paralajmëruar pjesëtarët e grupit, se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë takuar me një spiun, por “Malisheva” tha se, ai atëherë as që e ka njohur Shenasi Memedin, dhe as që e ka parë ndonjëherë. Por, në bazë të bisedave, që ja ka treguar Mirsad Ndrecaj, është i sigurt se, pjesë e këtij rasti kanë qenë shërbimet e Maqedonisë, ose Qeveria e Maqedonisë, e cila i ka thirrur këta djemë që të vijnë në Maqedoni.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 15:24  | Xh.I. | 22,222 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Dalin pamjet e klipit, Adriani i hutuar pas këmbëve të Ronelës (Foto)
Xhelozia e Getit kalon kufijtë! Ja çfarë e detyron të bëjë Marina (Foto)
Meda befason, pozon me gruan në prehër (Foto)
Nuk e prisnit se Ariana e thërret vjehrrin e saj me këtë emër (Foto)
A e dini çfarë veture e vozit Nikollë Nikëprelaj? (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.