« Analistët »  Politika shqiptare të jetë më aktive në agjendën euro-atlantike
A po ushtron presion, "hakmarje" politike Azem Sadiki mbi mësimdhënësit në Komunën e ..
« Analistët » Mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet
« Analistët » Zaev me retorikë "neutralizon" zërat kritik
Marrëveshja Rama-Basha, Peleshi: Faqe e re në historinë e Shqipërisë!
niko-peleshi.jpg

Tiranë, 19 maj - Zv/kryeministri që do të lërë postin në kuadër të implementimit të marrëveshjes Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike në vend, Niko Peleshi, ka reaguar duke e vlerësuar këtë si një faqe të re në historinë e Shqipërisë.

“Dje u kthye faqja e tranzicionit të stërgjatë dhe një faqe e re fillon të shkruhet nga sot në historinë e Shqipërisë. Kriza u kapërcye me impenjimin e ndërkombëtareve, por marrveshja politike për Shqipërinë e re u arrit me iniciativën dhe guximin e Edi Ramës”, tha Peleshi në një postim në Facebook.

Ai mendon se dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit.

“Ndaj sot i fituar është edhe Lulzim Basha dhe Partia Demokratike. Kjo marrëveshje krijoi parakushtet dhe modelin se si për çeshtje të mëdha politika duhet të jetë bashkë. Sepse çështjet tona të mëdha nuk janë ideologjike por logjike, nuk janë të partive tona , por të Shqipërisë. Drejtesia, integrimi, pronat, legalizimet, zhvillimi i territorit, decentralizimi, administrata publike, arsimi kane vuajtur nga mungesa e konsensusit politik dhe qasja elektorale.”

Peleshi mendon se do të kemi më në fund zgjedhje te pakontestuara dhe të njohura në ditën e parë te numërimit.

“Do të shkojmë në fushatën zgjedhore, jo për të garuar me akuza por me alternativa. Do të premtojmë më të mirën afatgjatë, jo më të lirën afatshkurtër. Edi Rama tregoi pjekurinë e një lideri që është në politikë për të lënë shenjen e vet transformuese në historinë e Shqipërisë, e cila është më e rëndësishme se pushteti.”

“Punë më të mëdha dhe më të bukura na presin. Optimist për të nesërmen”, tha Peleshi. /tvklan.al

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 12:09  | Xh.I. | 679 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stazh”
Zhvishet Zejnepi, zbulon komplet gjoksin dhe linjat trupore (Foto +18)
Bëhuni gati, vjen i ftohti dhe acari
Mbajeni frymën, “Katilja” publikon foto super të nxehta në Instagram
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.