Si ta eliminoni aromën e keqe të gojës në mënyrë natyrale?
medicina
Si ta eliminoni aromën e keqe të gojës në mënyrë natyrale?

Si ta eliminoni aromën e keqe të gojës në mënyrë natyrale?

Aroma e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin “halitosis” dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj.

Pavarësisht shkaqeve, të gjithë bashkohemi në një pikë kur themi se është një situatë aspak e këndshme.

Shpeshherë detyrohemi t’i shmangemi kontaktit të afërt fizik me njerëzit që na rrethojnë ose dendemi më çamçakëz ose karamele mente, shkruan Living.

Më poshtë është një recetë natyrale do t’ju japë rezultate të kënaqshme dhe të menjëhershme.

Përbërësit:

Një lugë çaji kanellë

Një lugë çaji mjaltë i papërpunuar

Lëngu i një kokrre limoni

Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku në një enë qelqi dhe më pas mbajini në gojë për disa minuta. Më pas mund t’i gëlltisni ose t’i nxirrni. Përsëriteni këtë trajtim sa herë që ta mendoni të nevojshme, pasi nuk ju sjell asnjë efekt anësor.

Kanella dhe lëngu i limonit do të dizenfektojnë zgavrën e gojës dhe do të zhdukin bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës, ndërsa mjalti do t’ju përmirësojë shijen.

© ZHURNAL 19.05.2017, 11:55 | Z.H. | 4,669 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."