« Analistët » Rruga për në NATO është midis nesh
« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
« Partitë shqiptare për veton e Ivanovit » Jemi të zhgënjyer, kemi menduar që do të reflektonte
Nevzat Bejta ndau Kupën për ekipet e Gostivarit që u shpallën kampionë
133702742.jpg

Gostivar, 19 maj - Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, dje në Stadiumin e qytetit në Gostivar, u mbajt ceremonia e ndarjes së Kupës për ekipet gostivarase që arritën të shpallen kampionë në ligat që garojnë.

"Gostivari është një nga pesë qytetet më të mëdha në Maqedoni dhe ka traditë të futbollit. Jam i gëzuar që dy ekipe të Gostivarit ngritën një ligë më lartë. Klubi i Futbollit – KF 'Gostivari', në sezonin e ardhshëm do të inkuadrohet në Ligën e dytë, ndërsa Klubi i Futbollit – KF 'Genç Kalemler', do të garon në Ligën e tretë – perëndimore. Kemi futbullistë të mrekullueshëm, kryesi, trejnerë të mrekullueshëm dhe mbi gjitha një publik të mrekullueshëm", deklaroi kryetari Nevzat Bejta i cili shprehu besimin që vitin që vjen, klubet e Gostivarit do të avancohen edhe më tej.

"Uroj që sa më shpejtë Gostivarin ta shohim në Ligën e parë dhe të kthehet krenaria e Gostivarit siç ka qenë më herët. Si kryetar komune do të mbështes klubet e Gostivarit që të ecin para", shtoi Bejta, i cili ndau Kupën për ekipet e shpallura kampionë.

Manifestimi u organizua nga Komuna e Gostivarit, Federata e Futbollit të Maqedonisë – FFM dhe Lidhja Futbollistike Komunale e Gostivarit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 10:18  | Z.H. | 1,501 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !?
Vajza e Gjyste Vulajt tregon gjoksin, ndizet rrjeti...
Nina Serebrova nuk ndalon së provokuari, shikoni pozat e saj të nxehta
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.