« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova ..
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Qytetarët e Maqedonisë para shtetit janë “anëtarësuar” në BE
Rasti "Talevska", Gjykata shkelë parimin e proporcionalitetit
Opozita edhe pas zgjedhjeve kundër demarkacionit
kuvendi-i-Kosoves.jpg

Prishtinë, 18 maj - Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma” nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth Demarkacionit, ndonëse në koalicion parazgjedhor ato kanë hyrë së bashku me partinë më të zëshme pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Edhe përkundër hyrjes në koalicion me partinë më të zëshme pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, PDK-në, partitë që në legjislaturën e pestë kanë qenë në opozitë, AAK e “Nisma”, nuk kanë ndërruar qëndrimin e tyre karshi kësaj Marrëveshjeje.

E prerë në vendimin e saj kundër demarkimit të kufijve me shtetin malazez mbetet edhe lëvizja “Vetëvendosje”, e cila shprehet e bindur se një marrëveshje e tillë nuk do të kalojë në asnjë qeverisje.

Në anën tjetër nënshkrimi i koalicionit mes PDK-së e dy partive që ishin mjaft kundërshtuese për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit duket se do ta komplikojë çështjen e demarkimit të kufijve me Malin e Zi, shkruan “Zëri”.

Kjo sepse, siç cekin njohësit e çështjeve politike, nëse ky koalicion i fiton zgjedhjet atëherë njëra palë patjetër duhet të lëshojë pe.

Derisa ndërrimi i qëndrimit për Demarkacionin nga ana e partive që ishin në opozitë do ta tronditë vendin, duke krijuar kështu pakënaqësi të shumta në masë e në subjekte politike.

Ndryshe, politologët mendojnë se koalicionet ilustrojnë më së miri se këto parti nuk udhëhiqen nga parimet, por vetëm nga interesat personale.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 09:42  | Xh.I. | 646 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e shqiptarëve
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.