« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Vdekja e 15-vjeçares, mjeku që tentoi vetëvrasjen ende në gjendje kome
auto_screenshot-21_1495114990-65229771495117407.jpg

Tiranë, 18 maj - Anestezisti Tefik Zhurda, që tentoi vetëvrasjen pas komplikacionit të rrallë hipetermia malinje, që i ndodhi me pacienten 15-vjeçare Blerta Pepa, vijon të jetë në koma në gjendje të rëndë shëndetësore.

Stafi i Spitalit të Traumës po shikon edhe mundësinë e dërgimit të tij jashtë vendit, për një mjekim më të specializuar, si pasojë e dëmtimeve që kanë i shkaktuar preparatët e anestezisë, që 53-vjeçari i injektoi vetes në kushtet e një shoku psikologjik. 

Kolegët e Zhurdës thonë se rasti ti tij është një fatkeqësi që mund t’i ndodhë kujtdo dhe sipas tyre, në Shqipëri presioni është i papërballueshëm nga frika e hakmarrjes. “Shyqyr që nuk më ndodhi mua. Të kesh në duar një fëmijë në lule të rinisë dhe të mos keshë mundësi t’i bësh gjë... Kam përfyturuar pozitën e Tefikut dhe presionin që do ushtrohej ndaj mjekve dhe edhe unë do jepja veten kokë më kokë pasi nuk mund të jetoj me kokën prapa nga frika për fëmijët e mi, pasi siç e dimë, në kemi traditën e hakmarrjes”, thotë mjeku anestezist Apostol Vaso. 

Megjithëse të dhënat e para nga mjekësia ligjore konfirmojnë komplikacionin hipetermia malinje dhe përdorimin e medikamentit dantolen, policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 3 mjekët që asistuan operacionin.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 16:40  | Z.H. | 2,684 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Prindër të ndarë fëmijë të përbashkët
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.