« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
OEMVP hap biznes HAB për mbështetje të ideve sipërmarrëse
oda_1.jpg

Shkup, 18 maj- Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) sot promovoi biznes HAB në të cilin do të ofrohen shërbime dhe mbështetje profesionale për realizimin e biznes ideve të të rinjve, grave sipërmarrëse dhe grave nga rajonet më pak të zhvilluara në Maqedoni. Qëllimi është që të zvogëlohet papunësia dhe të sigurohet pavarësi e tyre financiare.

Është paraparë që Create Hub të ofrojë hapësirë pune në tërë Maqedoninë, konsultime me persona profesionistë, trajnime dhe seminare, mentorim, rrjetëzim dhe qasje të lehtë deri te burimet alternative të financimit.

Sipas Fatmir Bytyqit, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, hapësira e re për biznes do të mundësojë kushte dhe mjete për edukim dhe rrjetëzim të sipërmarrësve të rinj, zhvillim të inovacioneve dhe përforcim të bizneseve.

"Ai do të jetë vend në të cilin do të përgjigjemi në problemet që me vite i kemi biseduar për zhvillim të pabarabartë rajonal, me rritjen e papunësisë, me migrimin e të rinjve dhe me pamundësinë që të rinjtë në përgjithësi të merren me biznes dhe ta krijojnë ardhmërinë e tyre. Duhet të krijojmë hapësirë për të gjithë ata të cilët ende besojnë se ardhmëria e tyre është në biznes, e jo në administratën publike dhe në sektorët e tjerë, t'i tregojnë idetë e tyre, ndërsa ne t'ju ndihmojmë për tu rritur së bashku dhe të nxjerrim në tregun e Maqedonisë dhe jashtë saj", deklaroi Bytyqi.

Hapja e hapësirës së biznesit është mbështetur nga Programi për rritjen e punësimit në treg (IME) të Agjencisë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të implementuar nga Suiskontakt dhe partneri lokal PREDA plus.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.05.2017, 14:44  | L.E. | 1,230 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Prindër të ndarë fëmijë të përbashkët
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.