Kush keqpërdor paratë e fondeve?
« Analistët » Rruga për në NATO është midis nesh
« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Eksperti i OKB-së e lavdëroi Shqipërinë për harmoninë ndërfetare
ahmed-480x270.jpg

Eksperti i Kombeve të Bashkuara për liri fetare, Ahmed Shaheed, e ka lavdëruar Shqipërinë për tolerancën ndërfetare, duke konsideruar se është një shembull për vendet e tjera, transmeton REL.

Zoti Shaheed tha se Shqipëria është model për harmoni ndërfetare, me shumicë myslimane, dhe komuniteteve ortodokse dhe katolike, në mesin e 3 milionë banorëve të saj.

Ky ekspert sot e ka përfunduar një qëndrim tetëditësh në Shqipëri për ta përgatitur raportin për politikat dhe praktikat e saj fetare, përfshirë çështjet e pazgjidhura ose sfidat e reja.

“Liria e religjionit ose besimit është realitet praktik në Shqipëri dhe pjesa më e madhe e botës mund të mësojë nga përvoja e Shqipërisë në respektimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe religjionit ose besimit dhe për arritjen e harmonisë ndërfetare”, tha Shaheed, raporton AP nga Tirana.

Sipas tij, pas komunizmit, Shqipëria ka bërë “rikonstruktim të shpejtë të infrastrukturës fetare dhe revitalizim të lidershipit shpirtëror”.

Ahmed Shaheed, ekspert i Kombeve të Bashkuara, i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë që “ta mbajnë harmoninë unike shoqërore dhe bashkëjetesën, që mbetet realitet në Shqipërinë e sotme”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 18:37  | T.E. | 880 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !?
Vajza e Gjyste Vulajt tregon gjoksin, ndizet rrjeti...
Nina Serebrova nuk ndalon së provokuari, shikoni pozat e saj të nxehta
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.