Kush keqpërdor paratë e fondeve?
« Analistët » Rruga për në NATO është midis nesh
« Analizë » Iluzion të flitet se shqiptarët janë partnerë të barabartë me maqedonasit në procesin..
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
I diplomuari kapet me drogë, shqiptari: Paratë, për kurimin e babait
shgdhsfgsdf.jpg

Është diplomuar për Inxhinieri, por si emigrant i paligjshëm në Britaninë e Madhe, Elton Muja bënte punë nga më të rëndomtat. I riu 25-vjeçar u arrestua me 4 kilogramë kokainë të pastër në Luton, ndërsa merrte një taksi.

Përpara gjykatës, shqiptari tha se kishte emigruar në Angli që të mblidhte parà për trajtimin e shtrenjtë mjekësor të të atit në Tiranë. Kur pranoi, siç pretendon edhe vet, të bënte korrierin e drogës, kishte qenë duke larë makina e merrej me punë krahu.

Prokurori Kevin West tha se, policët janë vënë në gjurmët e tij dhe kur e kanë parë të hipte në taksi me një çantë të madhe, e kanë ndaluar e prangosur. I riu, i cili nuk ka një adresë fikse, u deklarua fajtor për posedimin e drogës së klasit A, me qëllim shpërndarjen e saj.

Avokati mbrojtes, Adrian Eissa argumentoi se, shqiptari ishte një i ri i diplomuar, i cili kishte nevojë për parà, sepse duhej të ndihmonte të atin që vuan nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Gjykatësi i çështjes, megjithatë, doli në përfundimin se 25-vjeçari është motivuar nga përfitimi financiar dhe i dha një dënim prej 4 vitesh e gjysmë heqje lirie, ndërsa 1.280 paundët që iu gjetën me vete u vendos t’i konfiskohen.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 16:09  | Z.H. | 1,111 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
“E vërteta për BDI-në” - keqpërdorime të shumta edhe në NP “Parkingje publike dhe gjelbërime” - Gostivar   
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !?
Vajza e Gjyste Vulajt tregon gjoksin, ndizet rrjeti...
Nina Serebrova nuk ndalon së provokuari, shikoni pozat e saj të nxehta
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.