Viti Skënderbeut, një sukses për shqiptarët e Maqedonisë
Qeveria ndjenjë keqardhje për vendimin e Ivanovit: Me këtë ligj avancohet përdorimi i..
Ivanov nuk e dekreton Ligjin për përdorimin e gjuhëve
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, avancim i demokracisë në Maqedoni
Putin: Presidenti Trump nuk ka nxjerrë sekrete
E5C4816B-D75C-4940-BDF4-97520AFE8B84_cx4_cy15_cw91_w1023_r1_s.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Presidenti Donald Trump nuk i ka përcjellë informata sekrete Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov kur u takuan javën e kaluar në Uashington dhe shton se ai ka transkriptet e bisedave që e provojnë një gjë të tillë.

Në komentet që bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Italian Paolo Gentiloni, zoti Putin tha se Lavrov nuk i kishte sjellë informata sekrete, për të cilat po diskutohet intensivisht në Uashington. Ai shtoi se është i gatshëm të bëjë publike përmbajtjen e bisedave.

Presidenti Trump është vënë në pozitë mbrojtëse këtë javë, pasi media njoftoi se ai kishte nxjerrë informata sekrete në bisedimet me Ministrin Lavrov dhe Ambasadorin rus në Uashington, Sergei Kisliak.

Presidenti dhe ndihmësit e tij kanë hedhur poshtë njoftimet e medias se zoti Trump nxori informacione sekrete që do të kompromentonin burimet dhe metodat e grumbullimit të informacionit. Këshilltari i presidentit për Sigurinë Kombëtare H.R. McMaster e cilësoi si plotësisht të rregullt bisedën e zotit Trump me shefin e diplomacisë ruse.

Sipas njoftimeve në media, presidenti nxori informata që lidheshin me një plan të ISIS për të fshehur bomba në kompiutera portativë që futen në avionë pasagjerësh.

Presidenti Putin tha se ndjenjat anti-ruse në Amerikë po dëmtojnë vendin dhe nuk po i japin mundësi Presidentit Trump të qeverisë si duhet. Ai akuzoi kritikët e zotit Trump se janë prekur nga “skizofrenia politike”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 16:39  | Z.H. | 1,085 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Djali 12-vjeç kishte ditëlindjen, dhurata e babait miliarder e vë në siklet
Vajza e Mahmut Feratit i fut të pa njohurit në shtëpi
Vulin: Ushtria serbe është gati për ndërhyrje
Flet studiuesja e Institutit të Krimeve të Luftës: Ja kush qëndron prapa vrasjes së Ivanoviqit
Angela Martini publikon video intime, modelja shfaqet përvëluese
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.