Një “vagon” me lëndë të pazbërthyera gjyqësore, gjyqësori i korruptuar dhe i ndikuar ..
« Analistët »  Politika shqiptare të jetë më aktive në agjendën euro-atlantike
A po ushtron presion, "hakmarje" politike Azem Sadiki mbi mësimdhënësit në Komunën e ..
« Analistët » Mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet
Skulptores Leunora Salihu i ndahet çmimi prestigjioz "Lothar-Fischer-Preis"
LEONORA_5.jpg

Skulptorja kosovare e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Leunora Salihu ka fituar çmimin prestigjioz ‘Lothar-Fischer-Preis’ 2017, shkruan KultPlus. Ky çmim është ndarë të hënën në muzeun ‘Lothar Fischer’ në Neumarkt. Sa i përket këtij çmimi ka shkruar edhe gazeta gjermane mittelbayerische.de, ku thotë se punimet e Leunora Salihut ngrehin një urë, dhe në këtë shkrim theksohet se ajo është njëra ndër skulptoret e reja më interesante në Gjermani.

Ky çmim është dhënë për të shtatën herë me radhë dhe i ndahet skulpturave bashkëkohore. ‘Lothar-Fischer-Preis’, ndahet në bashkëpunim në mes fondacionit “Lothar&Christel Fischer” dhe qytetit Neumarkt. Brenda çmimit është edhe mundësia për të hapur ekspozitë personale speciale vitin pasues.

Leunora Salihu, është fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare ndërsa ajo vazhdon të jetë skulptorja e vetme shqiptare që ka arritur ti koleksionohen veprat. Salihu në një intervistë të mëhershme për KultPlus, pati treguar se në skulpturat e saj përdor materialin që skulptorët e kanë përdorur në qindra vite, si: gips, metal, dru edhe qeramikë.

“Unë i përpunoj ato materiale në një formë që i hedh në skulpturat e mija që ngjallin debat, dhe nuk mbesin vetëm në funksionin që kanë”, pati thënë për KultPlus, Salihu.

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 11:34  | L.E. | 639 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stazh”
Zhvishet Zejnepi, zbulon komplet gjoksin dhe linjat trupore (Foto +18)
Shkupjani kërcënon tetovaren, nëse nuk më dërgon foto e zhveshur të shkatërroj jetën!
Mbajeni frymën, “Katilja” publikon foto super të nxehta në Instagram
Mbahuni vajza, "Murati" do ju çmend me këto fotografi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.