Një “vagon” me lëndë të pazbërthyera gjyqësore, gjyqësori i korruptuar dhe i ndikuar ..
« Analistët »  Politika shqiptare të jetë më aktive në agjendën euro-atlantike
A po ushtron presion, "hakmarje" politike Azem Sadiki mbi mësimdhënësit në Komunën e ..
« Analistët » Mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet
Pylli i Zvërnecit, destinacion për turizmin e natyrës dhe të historisë
ZVC.jpg

Vizitohet sipas itinerarit Vlorë- Zvërnec-Ishulli i Zvërnecit. Në ishullin e Zvërnecit, pranë monumentit të natyrës, ndodhet edhe Kisha e Shën Mërisë Zvërnec, ndërtuar në shek.XII dhe me vlera të kulturës bizantine.

Pylli i Zvërnecit, Monument Natyre, ndodhet në afërsi të fshatit me të njëjtin emër, në pjesën veriore në distancë 1.5 km dhe lartësinë 10-31 m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja e pyllit është 7 ha.

Karakteristike për këtë pyll është mbulesa bimore mjaft e dendur duke arritur deri në 90-100 % të sipërfaqes së përgjithshme të ishullit.

Dominon Selvia (Cupressus sempervirens) në shoqërim me Quercus ilex, Quercus pubescens dhe Pinus spp.

Lartësia e selvisë është 17 m, me diametër mesatar 22-26 cm dhe moshë 90- vjeçare. Kati i shkurretave përbëhet nga lloje si Myrtus communis, Pistacia lentiscus, Laurus nobilis, Rubus spp., Phillyrea angustifolia, Olea olaster, etj.

Kati barishtor është i rrallë dhe me pak lloje si Chrysopogon gryllus, Asparagus acutifolius, Dactylis glomerata, Desmazieria rigida etj, shkruan atsh.

Ky monument natyre ka vlera shkencore, biologjike dhe ekologjike, kulturore, didaktike dhe turistike. Ndër të tjera përbën një habitat të rëndësishme për lakuriqët e natës si: Rhinolophus ferrumequinum dhe Rhinolophus hipposideros.

Vizitohet sipas itinerarit Vlorë- Zvërnec-Ishulli i Zvërnecit. Në ishullin e Zvërnecit, pranë monumentit të natyrës, ndodhet edhe Kisha e Shën Mërisë Zvërnec, ndërtuar në shek.XII dhe me vlera të kulturës bizantine.

Brenda në kishë ruhen ende fragmente të pikturave murale që i përkasin shek.XVII-XVIII. Çdo datë 15 gusht, “Ditën e Fjetjes së Shën Mërisë”, në ishull organizohet pelegrinazh.

Ky ishull i vogël është kthyer në një destinacion për turistët e natyrës dhe të kulturës që në stinën e verës janë të shumtë./KultPlus.com

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 11:33  | L.E. | 559 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stazh”
Zhvishet Zejnepi, zbulon komplet gjoksin dhe linjat trupore (Foto +18)
Shkupjani kërcënon tetovaren, nëse nuk më dërgon foto e zhveshur të shkatërroj jetën!
Mbajeni frymën, “Katilja” publikon foto super të nxehta në Instagram
Mbahuni vajza, "Murati" do ju çmend me këto fotografi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.