Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë..
« Analistët » Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B për negociatat me Greqinë
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Basha takon sërish aleatët, Duka: Jemi afër marrëveshjes
basha-aleat.jpg

Tiranë, 16 maj - Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim të dytë aleatët e tij sot në mesditë në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Takimi është mbajtur në selinë e PD-së dhe në fokus kanë qenë propozimet më të fundit të ardhura nga ndërmjetësi amerikan Hoyt Brian Yee.

Pas takimit me kryeopozitarin Lulzim Basha, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është shprehur optimist lidhur me arritjen e një marrëveshje mes palëve për të zgjidhur ngërccin politik. Krytari partisë Agrare Ambientaliste gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë Kombëtare të PAA, duke i njohur anëtarët e saj me situatën politike dhe qëndrimin tonë, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshje. Zoti Duka u shpreh se tashmë ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

“U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik, – tha Agron Duka. – Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshmesigurisht që nuk mund të kërkojmë një vit. E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajash apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2017, 16:44  | Z.H. | 1,464 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel
« Korrigjimi i kufijve do të qetësonte Ballkanin » Timothy Less: Ja si mund të krijohen Serbia, Kroacia dhe Shqipëria e madhe
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Emrat » Kush janë 200 intelektualët maqedonas që kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.