ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Tryezë e rrumbullakët për biodiversitetin në rajonin e Ohrit-Prespës

Ekspertë nga Maqedonia dhe profesori Jos Ferhzfen, kryetar i Degës evropiane të Shoqatës botërore të shkencëtarëve për eksosisteme moçalore, do të marrin pjesë në tryezën e sotme të rrumbullakët për ndikimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore ndaj biodiversit

Shkup, 16 maj- Ekspertë nga Maqedonia dhe profesori Jos Ferhzfen, kryetar i Degës evropiane të Shoqatës botërore të shkencëtarëve për eksosisteme moçalore, do të marrin pjesë në tryezën e sotme të rrumbullakët për ndikimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore ndaj biodiversitetit në rajonin e Ohrit-Prespës.

Tryeza e rrumbullakët do të mbahet në Shkup, ndërsa e organizon Shoqata për mbrojtje të kafshëve dhe ambientit jetësor E.D.E.N në kuadër të projektit "Zgjidh anë", financuar përmes Global Green Grants Fund.

Ferhufen, i cili është mysafir i posaçëm, do të flasë për rëndësinë dhe vlerën e ekosistemeve moçalore.

Në tryezën e rrumbullakët do të prezantohet edhe analiza e biodiversitetit në rajon "Rajoni i Ohrit-Prespës në udhëkryq ndërmjet të kaltrës dhe grisë" që e përgatiti prof.dr. Trajçe Talevski. Në analizë janë vlerësuar vlerat natyrore të rajonit, çka është ajo që e bën unikat, për ç'arsye ka status të trashëgimisë natyrore botërore, si dhe cilat janë rreziqet nga projektet e planifikuara infrastrukturore.

Konkludimet nga tryeza e rrumbullakët do t'u parashtrohen të gjitha institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që të bëjnë përpjekje të përbashkëta për t'u ruajtur integriteti i rajonit dhe të parandalohet shkatërrimi i tij.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2017, 12:21  | L.E. | 2,522 i lexuar

 

 

 

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

Gostivar, 15 tetor - Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar.

“Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë për të bashkëbiseduar dhe për tu njohur me hallet dhe nevojat anëtarëve të kësaj  shoqate. Më informuan se janë të ftuar në garat në ‘Gold ball' në Sarajevë. Me këtë rast ne si Komunë i mbështesim për udhëtimin dhe qëndrimin atje, si dhe urojmë që të shënojnë sa më shumë fitore. Po ashtu do tua plotësojmë edhe një kërkesë, respektivisht nevojë, do t’ua rinovojmë mjediset e Shoqatës së shpejti, menjëherë  pas përfundimit të tenderit” – theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i shoqatës Realiteti , Xhevat Fejzuli, shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të kryetarit Taravari, si dhe shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme.
“Shoqata jonë numëron 62 anëtarë. Falënderojmë kryetarin që na mundëson pjesëmarrjen në garat në Sarajevë dhe uroj dhe shpresoj se do të shënojmë rezultate të kënaqshme.”, u shpreh kryetari Fejzuli.

Komuna e Gostivarit për anëtarët e shoqatës Realiteti, siguroi fanella me logon e komunës, të cilat do t’i shfrytëzojnë për pjesëmarrje në garat në Sarajevë.

Vlen të theksohet edhe se prej sot, një zyrë në objektin e NP” Komunalec”,  iu dorëzua në shfrytëzim Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkërisht Mundemi “.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 23:04  | L.E. | 2.164 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.