« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
OEMVP në vizitë studimore në Tiranë
oda.jpg

Shkup, 12 maj- Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Grupacioni i Grave Afariste pranë OEMVP-së dje realizuan vizitë studimore biznes inkubatorëve që operojnë në Shqipëri, gjegjësisht në qytetin e Tiranës, Ecosystem Tirana - Innovation Hub Albania dhe Yunus Social Business Balkans.

Kjo vizitë, siç njoftojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, u realizua në bashkëpunim dhe përkrahje të Programit për rritjen e punësueshmërisë së tregut – IME, vizitë kjo e cila i paraprin hapjes së inkubatorit në kuadër të Odës, me qëllim të përkrahjes dhe motivimit të të rinjve dhe grave në rrugën drejt realizimit të ideve të tyre për biznes.

OEMVP si objektiv strategjik për periudhën e viteve 2016 – 2019 ka përcaktuar edhe promovimin e sipërmarrësisë, risive, konkurrueshmërisë dhe përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve.

Inkubatorët e biznesit që u vizituan janë të dizajnuar që të mbështesin dhe përshpejtojnë procesin e zhvillimit të suksesshëm të kompanive të reja duke i ndihmuar ndërmarrësit e rinj me burime dhe shërbime të ndyshme. Ndërmarrësit e rinj aftësohen përmes trajnimeve për zhvillim të biznesit, mbështetjes teknike dhe administrative, këshillave për menaxhim dhe zhvillim të biznesit, çështjeve ligjore, financiare, si dhe qasjes në financa.

Kjo vizitë shtohet më tej në kumtesë, ishte një mundësi e mirë për të parë më nga afër se si funksionojnë këta inkubatorë duke përkrahur të rinjtë dhe idetë inovative duke i mbështetur dhe gjeneruar vende të reja të punës.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, janë realizuar takime ku është diskutuar edhe për organizimin e eventeve me nivel rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe pjesëmarrje të përbashkëta në projekte evropiane.

Kjo ishte një shkëmbim shumë i mirë përvojash për Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, sepse këto institucione vërtetë kanë bërë një zhvillim të madh dhe kanë krijuar emër në fushën që veprojnë dhe është interes i Odës që praktikat e mira të tyre të barten edhe tek ne.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.05.2017, 09:56  | L.E. | 1,009 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Prindër të ndarë fëmijë të përbashkët
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.