Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë..
« Analistët » Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B për negociatat me Greqinë
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Zbulohen 12 vajza që kanë punuar si këngëtare dhe valltare në objektin hotelerik në Bogovinë
bogoo.jpg

Shkup, 12 maj- Dymbëdhjetë vajza, nga të cilat tre shtetase të huaja dhe nëntë nga Maqedonia janë kapur mbrëmë gjatë një bastisje të policisë në objektin hotelerik "Baci" në Bogovinë, pronë e N.Sh. (33).

Vajzat kanë qenë të moshës 18 deri në 42 vjeçare dhe janë angazhuar si këngëtare dhe valltare.

Zëdhënësi i policisë SPB Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se bastisja është realizuar nga ora 23 deri në mesnatë me urdhër gjyqësor.

"Tre shtetaset e Kosovës dhe një nga Serbia, pas arrestimit dhe mbajtjes së shkurtër në Stacionin policor Tetovë për shkak të dyshimit për përfshirje në trafikim me njerëz dhe keqpërdorim të qëndrimit tiuristik janë dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, migrim, të huaj dhe riatdhesim. Nëntë personat femra nga vendi ynë, pjesa më e madhe nga Shkupi, janë lëshuar, ndërsa pronari i objektit N.Sh. është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "plaçkitje", deklaroi Josifovski.

Ai shtoi se punohet për zbardhje të plotë të të gjitha detajeve rreth qëndrimit dhe angazhimit të personave femra në këtë objekt hotelerik.

Sipas të dhënave të policisë, vitin e kaluar në rajonin e SPB Tetovë, janë zbatuar 22 aksione kontrolli në objekte hotelerike. Në to, gjithsej janë zbuluar 68 shtetase të huaja - 36 nga Shqipëria, 16 nga Serbia, nga 6 nga Kosova dhe Bullgaria, 2 nga BeH-ja dhe nga një nga Sllovenia dhe Mali i Zi.

Në kontrolle janë gjetur 40 vajza nga Maqedonia në mosha të ndryshme. Edhe vajzat e huaja edhe ato nga Maqedonia janë angazhuat si këngëtare dhe valltare.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.05.2017, 12:52  | L.E. | 11,603 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel
« Korrigjimi i kufijve do të qetësonte Ballkanin » Timothy Less: Ja si mund të krijohen Serbia, Kroacia dhe Shqipëria e madhe
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Emrat » Kush janë 200 intelektualët maqedonas që kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.