Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë..
« Analistët » Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B për negociatat me Greqinë
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Javë evropiane e imunizimit "Mbroje, pengo, vaksino!"
112828493.jpg

Shkup, 22 prill - Me moton "Mbroje, pengoje, vaksino!" në Maqedoni sot do të shënohet Java evropiane e imunizimit, në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, e në bashkëpunim me Zyren e Organizatës botërore të shëndetësisë në Maqedoni dhe Shtëpinë e Shëndetit - Shkup.

"Një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë është kujdesi për shëndetin e fëmijëve, dhe në këtë drejtim në mënyrë të vazhdueshme punojmë në përsosjen e kalendarit për imunizim. Posaçërisht me rëndësi është vendosja e vaksinave polivalente, me të cilat në mënyrë të konsiderueshme do të zvogëlohet numri i vaksinimieve gjatë vitit të parë të jetës së fëmijëve. Me vetëm një vaksinim më të rinjtë do të mbrohen nga shumë sëmundje, ndërsa me vaksinimin e rregullt arrijmë imunitet kolektiv dhe gjendje stabile polivalente. Nga fillimi i vendosjes së vaksinave polivalente janë shfrytëzuar 80.000 doza nga vaksinat pesëvalente dhe gjashtëvalente", njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prindërit, shtojnë prej aty, kanë mundësi falas t'i vaksinojnë fëmijët dhe me vaksinë kundër sëmundjeve streptokok, e cila është e obliguar dhe është e dedikuar për fëmijë të moshës gjashtëjavore deri pesëvjeçare. Kjo vaksinë, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë, mbron nga më shumësëmundje, siç janë pneumoni të rënda, ndezje të veshit, meningit, posaçërisht te fëmijët e vegjël dhe fëmijët me imunitet të zvogëluar.

Ngjarja është me karkater zbavitës dhe informativ me qëllim të përkujtimit të beneficioneve nga vaksinat dhe fakti se me ndihmën e vaksinave janë eliminuar dhe në masë të madhe janë reduktuar shumë sëmundje të rënda, siç janë variola vera, difteria, paraliza dhe sëmundje tjera infektuese.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.04.2017, 11:48  | T.E. | 842 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Korrigjimi i kufijve do të qetësonte Ballkanin » Timothy Less: Ja si mund të krijohen Serbia, Kroacia dhe Shqipëria e madhe
Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.