« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Pensionohet myftiu i Shkupit, Prof. Rexhep ef. Jusufi
received_1540147132664525.jpg

Shkup, 21 prill - Sot, për hirë të pensionimit të Myftiut të Shkupit, Prof. Rexhep ef. Jusufit, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, ka shtruar një drekë solemne ku ishin të ftuar të gjithë anëtarët e Rijasetit të BFI-së. Ishte një moment shumë i ngrohtë dhe tepër vëllazëror, me ç’rast edhe u evokuan shumë detaje e momente nga karriera e bujshme e Profesor Rexhep Jusufit.

U nënvizua karriera e tij si profesor shumë i dashur dhe tepër parimor në lëndën e Gjuhës Arabe pranë Medresesë “Isa Beu”. Megjithatë, u veçua momenti kur profesori i dashur, në çastet më vendimtare të BFI-së, pas një puçi të dështuar e të ndërmarrur nga armiqtë më të sofistikuar që i ka pasur ndonjë herë ky Institucion, pranoi që ta drejtojë organin më të rëndësishëm të BFI-së, Myftininë e Shkupit, e cila deri në atë moment kishte shërbyer si çerdhe destruktive e puçistëve tashmë të margjinalizuar tërësisht nga shoqëria e mbarë.

Duke i uruar shëndet e suksese në jetë, Kryetari i BFI-së, në shenjë mirënjohje për të gjitha konributet fetare e kombëtare, ish-Myftiut Prof. Rexhep ef. Jusufit i ndau mirënjohje Amblemën e Bashkësisë Fetare Islame në RM, si dhe kompletin e vet gjashtëvëllimëshe me titull “Për fe ddhe atdhe”.

Edhe ish-myftiu, profesor Jusufi, duke i falënderuar përzemërsisht të gjithë kolegët e vet në këtë suprizë të këndshme me rastin e pensionimit të tij, i ka uruar të jenë sa më të suksesshëm në jetë due i lutur në ruajtjen dhe në kalitjen e unitetit fetar, i cili, në çastet vendimtae u dëshmua se është i paprekshëm dhe i pathyeshëm.

Në veçanti ka falënderuar Reisul Ulemanë për besimin, motivimin dhe përkrahjen e parezervë përgjatë karrierës së tij qoftë mbi njëzetvjeçar si profesor i Medresesë Isa Beu, qoftë edhe si Myfti i Myftinisë së Shkupit. Të gjithë të punësuarit në BFI, kolegët dhe mbarë teologët e vendit, Profesor Rexhep Jusufit i dëshirojnë pensionim të mbarë dhe jetë të shëndetshme.

 21.04.2017, 19:36  | T.E. | 3,583 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
« EKSKLUZIVE » BDI emëron kryeshef të policisë në Manastir
Gjendet i vdekur në rrugë një person në Shkup
« VIDEO: » Se si nxjerr gjoksin në New York Adelina Tahiri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.