« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
"Lagja e Trimave": Bajrami nuk jam terrorist
arsim-bajrami-640x429.jpg

Shkup, 21 Prill - Për rastin "Lagja e Trimave", para trupit gjykues është deklaruar edhe Arsim Bajrami ish-pjestari i MInistris së Punëve të Bredshme (MPB), njofton Zhurnal.mk

Ai në deklaratën e tij ka hedhur poshtë akuzën me të cilën akuzohet për "terrorizëm", duke theksuar se gjatë gjithë kohës sa ka qenë polic ka qenë shumë i displinuar dhe profesionist në detyrë gjë që e dëshmojnë edhe mirënjohjet e shpërblimet që ka.

"Këtu, në gjykatë, i kam njohur të gjithë të akuzuarit. Më parë asnjë se njihja. Sami Ukshinin dhe Andi Krasniqin i kam njohur sic i njohin të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ndërsa Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, i kam parë në vitin 2008, kur angazhoheshin  si truproja të BDI-së gjatë fushatës parazgjedhore, në kohën që unë si  polic përkujdesesha për sigurinë e fushatës. Prej atëherë kurrë më si kam parë", ka pohuar Bajrami.

Ai ka thënë se prokuroria tenton që vetëm përmes një porosie celulari të dëshmoj para gjykatës dhe publikut se kam kryer veprën terrorizëm.

"Numrin e kisha të shënuar si 'Irfan.Ku.', më 9 maj më shkruan SMS. Porosia ishte e dyshimtë, mendova se është gabim dhe nuk i dhashë shumë rëndësi, por më vonë më kapi një panik dhe tentova ta thërras, por  nuk ma hapi. Pas kësaj më mori në telefon kryeshefi dhe më tha se ka mbledhje ku duhet të marrim pjesë të gjithë, edhe pse pata kërkuar pushim mjekësor. Sapo filloi mbledhja,  erdhën 3 pjesëtarë të njësitit special me maska dhe pyetën kush është Arsimi. U përgjigja! Më morën! Nuk e respektuan aspak procedurën ligjore, më shtrinë në tokë  dhe m’i morën sendet personale që kisha me vete , edhe armën zyrtare, dhe më vendosën në qelinë e SPB- Kumanovë", sqaroi Bajrami para trupit gjykues.

Bajrami kërkon nga prokuroria të zbardhë se kush dhe pse e ka dërguar këtë porosi në celularin e tij.

"Prokuroria ka për detyrë që të zbardhë se kush dhe pse e ka dërguar këtë porosi. Unë jam gjuetar, dhe një muaj para rastit isha në gjueti, mund të kenë mbetur  gjurmët edhe prej atje", sqaroi  Bajrami.

Ndërsa për gjurmët e nitratit në veshjen etij sportive, thotë se rrobat mund ti jenë kontaminuar nga ajo e njësiti special, ku ka qenë vetë pjestarë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 18:00  | D.J. | 5,729 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.