« Analistët për Zhurnal » Jetëgjatësia e Qeverisë Zaev, varet nga zbatimi i programit qeveritar
Bashkim Selmani: Të themelohet Gjykata Speciale e krimeve të rënda
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësis..
« Analistët për Zhurnal » "Deklarat e partive shqiptare" e cunguar inkorporohet në programin qeveritar, "27 Pri..
UT organizoi Konferencën shkencore ndërkombëtare me temë: ,,Gjuha dhe letërsia-sfidë specifike në zhvillimin socio-etik dhe atë profesional”
ballina_2.jpg

Shkup, 21 prill - Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë: ,,Gjuha dhe letërsia-sfidë specifike në zhvillimin socio-etik dhe atë profesional”. Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës dhe në të marrin pjesë studiues nga të gjitha hapësirat shqiptare.

Konferencën e shpalli të hapur Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ai tha se, gjuha dhe letërsia, me gjithë sfidat e tyre, kanë vijimësi historike. ,,Dua të falënderoj Fakultetin Filologjik të Universitetit tonë, organizatorin e Konferencës shkencore ndërkombëtare, me temë: ,,Gjuha dhe letërsia- sfidë specifike në zhvillimin socio-etik dhe atë profesional”, dhe posaçërisht referuesit dhe diskutuesit në këtë konferencë, të cilët jam i bindur se do të japin pasqyrë më të qartë në lidhje me temën e sotme. Njerëzit e kulturës dhe të shkencës, si dhe masat e gjera, përpiqen ta zotërojnë sa më mirë gjuhën standarde, ta njohin letërsinë dhe të ndikojnë në zhvillimin e saj. Gjuha dhe letërsia, me gjithë sfidat e tyre, kanë vijimësi historike dhe përmes tyre kuptohen më qartë vlerat historike të kombeve, zhvillohet vetëdija e përbashkët, psikologjia dhe morali kombëtar. Përmes gjuhës dhe letërsisë krijohen standarde dhe mundësi të reja dhe më të shpjeta për integrimin e vlerave materiale dhe shpirtërore, kulturore dhe të arriturave të tjera në fusha të ndryshme”, tha Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Sipas tij, falë gjuhës si sistem veprues,  shoqëria jonë ka ndërtuar komunikimin jo vetëm brenda hapësirave që ne jetojmë, por edhe më gjerë. ,,Ajo dëshmon ekzistencën e kulturave me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjuha dhe letërsia e kanë njohur evolucionin e tyre dhe kjo është arritur si rezultat i punës kolosale të gjuhëtarëve, shkrimtareve dhe arsimtareve tanë. Në vizionin e Universitetit tonë, zhvillimi i debatit të lirë për çështje të ndryshme, trajtimi i tematikave shkencore, bashkëpunimi institucional dhe komunikimi ndërkulturor mbeten prioritete  kryesore të punës sonë të përbashkët”, theksoi mes tjerash Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Në këtë konferencë u promovua edhe numri 7 i Revistës shkencore ,,Filologjia”, që botohet nga Fakulteti Filologjik i Universitetit tonë. Dekani i këtij Fakulteti, Prof. Dr. Fatmir Sulejmani tha se në këtë numër të revistës ,,Filologjia” janë përfshirë punimet e prezantuara në Simpoziumin shkencor kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës, të mbajtur më 8 nëntor të vitit 2016, nën organizim të Fakultetit Filologjik dhe Fakultetit Filozofik. ,,Ky numër i revistës ,,Filologjia” është tematik dhe i kushtohet Shën Terezës - figurës më madhore që kombi ynë ia dhuroi njerëzimit, sinonimit të dhembshurisë, tolerancës, dashurisë, mëshirës, virgjërisë shpirtërore dhe zemërgjerësisë së lindur shqiptare, e cila, siç do të shprehej ipeshkëv Nikë Prela: ,,Vërviti me kohë perdet mes njerëzish të çdo botëkuptimi, race e religjioni…, për t’iu përkushtuar e tëra terrenit të quajtur MJERIM…”, terrenit që lindi Nënën Tereze, në trupin e imët të së cilës gjeti strehim shpirti më human i mileniumit të fundit, zemra e globit të sëmurë nga ankthet e çmendisë, filozofisë së egoizmit dhe gabzherrit të pangopshëm”, u shpreh dekani i Fakultetit Filologjik të UT-së, Prof. Dr. Fatmir Sulejmani.

Koordinatori i kësaj Konference, Prof. Dr. Izmit Durmishi, u shpreh se kjo konferencë synon të zhvillojë një veprimtari të shumanshme produktive shkencore. Konferenca do t’i zhvillojë punimet në tre sesione shkencore, në të cilat studiuesit e fushave të ndryshme do të kenë mundësi të debatojnë për prurjet e tyre më të reja në lëmitë e gjuhësisë, letërsisë e metodikës, si dhe të disa disiplinave të reja shkencore, siç është psikolingusitika e etnolinguistika. Gjatë sesioneve shkencore të Konferencës janë paraparë të lexohen afër 60 kumtesa, nga studiues dhe hulumtues të njohur, kryesisht nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia”, deklaroi Prof. Dr. Izmit Durmishi.

Ndërsa profesori Nikollë Loka në kumtesën e tij, me temë: ,,Arsimi shqip për femra në hapësirën mbarëshqiptare deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”, paraqiti ndër vite shkollimin e femrës shqiptare, duke filluar nga shekulli XIX e deri në ditët e sotme. ,,Midis shkollave të para shqipe dhe shkollave të para shqipe për femra ka një interval kohor që shkon në dy shekuj e gjysmë. Nëse shkollat e para shqipe lindën nga nevoja për klerikë të shkolluar, shkollat e para shqipe për femra i lindi nevoja e zhvillimit shoqëror, ideologjia e Rilindjes sonë kombëtare dhe karakteri atdhetar i borgjezisë së re shqiptare, që nën modelin e zhvillimeve evropiane e kërkonte gruan edhe si edukatore e fëmijëve, apo si kolege në punë sipërmarrje, pa neglizhuar dhe motivin atdhetar që e sheh gruan si pjesëmarrëse në përpjekjet për çlirim kombëtar”, potencoi profesori Nikollë Loka.

            Kjo konferencë ka për qëllim të përcjell mesazhe bashkëpunimi për të gjithë dashamirët e dijes e kulturës, dhe dëshmon dita-ditës njohjen e ndërsjellë të kulturave në mes popujve që jetojnë në këto tërthore gjeografike e më gjerë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 16:25  | Z.H. | 1,177 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Djali i Tunës “noton” në luks, nuk do ta besoni sa kushton karroca e tij
« Foto/Video: » Para Norës dhe Tunës ka qenë kjo femër në jetën e Robert dhe Patris Berishës
« Tronditëse: » Funksionarët e përgjuar në "bombat" e Zaevit, në Psikiatri janë të regjistruar si "të çmendur"?
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësisë janë risi
Mogherini bën bashkë kryeministrat e Ballkanit perendimorë, Zaev shfaqet krah Mustafës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.