Antarësimi në NATO, një goditje e madhe nga Maqedonia e vogël për Rusinë
« Analizë » LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve
« Analistët » Opozita shqiptare është katandisur keq
« Ligji për amnisti » Nga burgu në liri dhe nga liria në burg
Hollande mbledh këshillin e sigurisë pas sulmit në Paris
auto_unnamed_11492775087.jpg

Presidenti francez, François Hollande mblodhi të premten këshillin e tij të sigurisë, një ditë pasi një polic u qëllua në Champs-Elysees, në një nga atraksionet më të mëdha turistike të kryeqytetit francez.

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për të shtënat, të cilat ndodhën tre ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Kryeministri Bernard Cazeneuve dhe ministri i Brendshëm, Matthias Felk ishin midis zyrtarëve kyç në takim, sipas një lajmi në Twitter nga zyra e presidentit.

Prokurori i Parisit, Francois Molins tha dje se sulmuesi ishte identifikuar edhe pse nuk pranoi të jepte detaje të tjera, duke thënë se hetuesit donin të përcaktonin nëse kishte ndonjë bashkëpunëtor.

”Sulmuesi u tërhoq pranë një makine të policisë në sheshin qendror të Parisit dhe hapi zjarr duke vrarë një nga oficerët në automjet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Pierre-Henry Brandet.

Më pas, ai u përpoq të ikte më këmbë duke qëlluar akoma dhe duke plagosur dy oficerë të tjerë përpara se të vriteshin. Një turist i huaj gjithashtu u plagos lehtë.

Të dielën, Franca do të zhvillojë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Kandidati kryesor, Emmanuel Macron tha se do të anulonte takimet elektorale në Rouen dhe Arras, në veri të vendit, pas sulmit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 16:02  | Z.H. | 634 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fotografi e rrallë e Cimës, Lecit dhe Armend Rexhepagiqit e realizuar në Ulqin
Lajm i mirë për shoferët: Ulje e madhe e çmimeve të derivateve
« Skandaloze » Të punësaur në Ministrinë e punës dhe politikës sociale këndojnë, kërcejnë dhe pijnë alkool (Video)
Një fanse e zjarrtë nga Azia për Interin – FOTO
Mbani një gotë ujë afër, mund të alivanoseni nga këto të pasme më të mira në planet
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.