Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Zhurnal mëson » Thaçi i ka dhënë "besën" Zaevit se mund të llogarisë në mbështetjen e PDSH-së
« Video » Zaev dhe Bejta, për Gostivarin që duam të gjithë së bashku
« Sociologët » Ku ka politikë, nuk ka sport
Aktori shqiptar i "Fast and Furious" tregon sa u pagua për rolin
F8_1.jpg
Loading...

Ai është shqiptari që preku nga afër Hollywood-in dhe u bë pjesë e filmit më të famshëm dhe më të pëlqyer në të gjithë botën, “Fast and Furious 8”.

Fjala është për Marko Cakën, i cili e nisi karrierën si një gazetarë e më pas kaloi në aktrim.

Në një intervistë për “Panorama”, Marko ka folur gjatë për këtë eksperiencë të rëndësishme, duke treguar detaje nga sheshxhirimi, raportin me aktorët e famshëm si dhe me dy aktorët shqiptarë, pjesëmarrës në film në role të vogla, Ernad Hoxha dhe Erigerta Deda.

Marko gjithashtu ka treguar edhe për pagesën në këtë film, si dhe planin e ardhshëm i cili pritet të realizohet shumë shpejt dhe mendohet se do të jetë sërish një sukses që bota do të flasë gjatë.

“Fast and Furious” ka nisur të shfaqet në të gjitha kinematë botërore, si ndihesh këtë herë që je edhe ti në kastin e aktorëve të famshëm?

Absolutisht që pjesëmarrja sado modeste në kastin e filmit më të suksesshëm në botë më bën të ndjehem shumë krenar, aq më tepër si shqiptar. Kam shumë miq aktorë nga shumë vende të botës që ma kanë shprehur hapur zilin se është privilegj të jesh pjesë e Sages më jetëgjatë dhe me shumë fansa në të gjithë botën. Duhet ditur se në film vetëm aktorët e famshëm kanë skenarin dhe janë të dukshëm me aksionet e tyre të rrezikshme. Të gjithë ne të tjerët e kastit që jemi prapa tyre dhe në dublimet e tyre, kemi kontributin e jashtëzakonshëm në film. Deri dhe në rrezikimin e jetës.

Si u bëre pjesë e këtij filmi, dhe a ishte e vështirë?

Absolutisht që është e vështirë, sepse aplikimet janë nga gjithë bota. Mua mu propozua nga agjencia që mbulon shërbimet e mia e cila rezumenë time ua sugjeroi produksionit Universal, dhe ata me disa Director Casting, duke bërë përzgjedhjen e aktoreve që i përshtaten karaktereve vendosën të bëhem pjesë e Fast 8. Pra ishte një përgjigje pozitive dhe ndër të vetmit që i përkas shtetit të Nju Jorkut.

Roli juaj është ai i një polici, si jeni ndjerë brenda këtij personazhi?

Unë jam ndjerë shumë mirë se është një rol që predispozohet se operon të gjitha ngjarjet që ndodhin në film sidomos me skenat e luftimeve dhe të përplasjeve të makinave. Të gjithë këto role janë përzgjedhur me kualifikime te veçanta dhe me aktorë shumë të specializuar dhe të aftë në rolet përkatëse. Sepse kemi të bëjmë me aksione ku risku është shumë i madh për sa i përket rrezikshmërisë së jetës.

Ka pasur ndonjë moment të vështirë gjatë xhirimeve?

Po ka qene një moment shumë i vështirë gjatë një skene ku tre makinat superluksoze siç ishin në pedestral dalin nga show dhe përplasen me makinat e rrugës. Në dublen e tretë një nga makinat që vinte me shpejtësi përplaset dhe bën tre katër rrokullisje dhe përfshihet nga flakët. Në atë moment duke pasur insiktin e shqiptarit unë vrapova për të dhënë ndihmën e parë, por veprimi im u vlerësua i gabuar duke shkelur rregullat e sigurisë dhe u penalizova me vërejtje nga PA asistent producentet të cilët nuk duan t’ia dinë kur bëhet fjalë për sigurimin e jetës së njeriut. Pra ky moment ka qene më i vështiri gjatë gjithë ditëve të xhirimit.

Po me aktorët e tjerë, si ka qenë raporti?

Raporti me aktorët absolutisht që është shumë i mire dhe shumë miqësore. Madje me shumë aktorë që luajnë në skenat e të burgosurve në qeli u bëra edhe mik dhe më vlerësonin si shqiptar, ku nuk mungoi as bërja e simbolit të shqipes në sheshxhirim. Kisha kënaqësinë të takoj nga afër Vin Diesel, Jason Statham, Dëayne Johnson, Scott Eastwood  Curt Russel e Michelle Rodriguez, Tej Parker, Christopher Hivju etj. Të gjithë pa përjashtim ishin të thjeshtë dhe shumë gallataxhi (funny people).

 

Ju nuk jeni i vetmi aktor shqiptar që luani në film, bashkë me ju janë edhe dy personazhe të tjerë, Ernad Hoxha dhe Erigerta Deda. Çfarë raporti keni pasur me njëri-tjetrin?

 

Më është bërë qejfi që kishte edhe shqiptarë të tjerë në film. Me njërën nga ata, Egertën e njoha nga afër në Cleveland sepse i thanë se është edhe një shqiptar, dhe ajo erdhi e më takoi dhe ishte një vajzë shumë e dashur dhe më erdhi mirë kur mësova që kishte emigruar bashkë me prindërit nga Mirdita për të sfiduar botën e filmit hollivudian. Ajo ishte me grupin e kalimtarëve, dëshmitare e ngjarjeve të përplasjeve të makinave në film.

Ikona e këtij filmi në 7 seritë e mëparshme ka qenë Paul Walker i cili u nda tragjikisht nga jeta. Si ka qenë atmosfera gjatë xhirimeve dhe a është ndjerë mungesa e tij?

 

Sigurisht kudo flitej për të dhe ishte kthyer në një mit e simbol i forcës dhe i kurajos për të sfiduar të gjitha vështirësitë  e filmit. Një ditë në sheshxhirim zura bisedë me një djalosh 28- vjeçar nga Hollywood i Los Angeles i cili ishte moderator i  makinave ku montojnë kamerat e xhirimit, që në xhirimet e para të Sages 15 vjet përpara, dhe Paul Walker e kishte pasur shok shumë të ngushtë saqë në çdo moment mbante bluzën me portretin e tij.

 

Marko ti vjen vetë nga bota e gazetarisë. Pyetja e parë në fakt që i vjen në mend çdo gazetari, por që ne po ta bëjmë në fund është: sa jeni paguar për këtë film?

 

Zakonisht paga e çdo aktori është transparente nëpër filma, por unë po them për pagesën ditore të xhirimeve në Atlanta, e kam pasur specifike principal (non Union), pra bashkë me taksat 680 $ dita.

Ku do ta shohim pas “Fast and Furious” Markon?

 

Pas Fast and Furious 8, për të gjithë ata që nuk e kane dalluar mire për shkak te efekteve të shpejtësisë që ka filmi, besoj se do të më shohin shumë shpejt në ekranin e filmit të madh të 20th Century Fox, ku do të jem një Art Designer i viteve 1850, pranë yllit Hugh Jackman e Zac Effron. Besoj se për këtë film musical do të flitet shumë gjatë dhe do të sfidoj të gjitha çmimet e Oscar vitin e ardhshëm.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 16:16  | L.E. | 3,142 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

Loading...
MË TË LEXUAR
Motra e Labit i turpëroi të gjitha këngëtaret në dasmën e tij (Foto)
Motrat Mustafa dalin në piknik, por vëmendjen e merr veshja e tyre! (Foto)
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
Ja përse Muhamed Zeqiri me mbështetje të madhe për Visarin e BDI-së, dhe jo kandidatin "Zekën e Abisë"!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.