Në garë për votat shqiptare, fushata “zbut” edhe Gruevskin
Një pjesë nga intervista ekskluzive me kryeparlamentarin Xhaferi
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
Basha: Edi Rama dhe George Soros po pengojnë drejtësinë, Vettingu pas Qeverisë Teknike
auto_edi_dhe_lulzim_basha1492775444.jpg

 

Tiranë, 21 prill - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi sot se vetting-u do të realizohet menjëherë pas krijimit të qeverisë teknike.

Basha më tej u shpreh se Edi Rama, për 1 vit e gjysmë u përpoq që të kapte drejtësinë, i mbështetur nga mercenarët e George Soros.

 “Lëvizja dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme feston çdo ditë shpresën që po ringjallet jo vetëm këtu në çadër po në mbarë Shqipërinë falë kësaj lëvizje 63-ditore. Kjo, sikundër ideja e Republikës së Re nuk janë merita e askujt tjetër përveç se e juaja. Republika e Re do jetë një shtëpi e madhe xhami për sa i përket transparencës, e çeliktë për sa i përket zbatimit të ligjit. Ky është modeli i demokracive perëndimore.

Në këtë model, qytetarët zgjedhin me votë të lirë. Edi Rama bashkë me të paguarit e George Soros u përpoqën të kapin drejtësinë. Ka 0 shanse që PD të bëhet alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Nuk ka nevojë të shtyjmë Vettingun pas zgjedhjeve. PD dhe opozita janë të gatshme të marrin përgjegjësinë pa pritur zgjedhjet të hapin rrugën zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Do nisim luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të pushtetarëve e drogës, që sot vazhdojnë të bëjnë kërdinë në xhepat e shqiptarëve. Kjo është industria shtetërore e drogës me në krye Edi Ramën. Ata nuk e asgjesojnë drogën, por e tregtojnë atë, sepse Edi Rama është pronari i saj. Kjo është arsyeja që u ngrit populli më 18 shkurt,” tha Basha.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 15:57  | Z.H. | 562 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Djali 2 vjeçar, pjesëmarrës në simpozium shkencor!
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Majlinda Zeka ekspozon të pasmet (Foto)
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.