« Ekskluzive » Bilent Saliu ministër i drejtësisë, Kreshnik Bekteshi i ekonomisë
Zoran Zaev rizgjidhet kryetar i LSDM-së
A nevojitetet një amnesti fiskale për qytetarët e Maqedonisë
Ikën Spasovski vjen Nikolovski, ja ndryshimet kadrovike brenda LSDM-së
Në vazhdimin e 16-të të seancës konstitutive "vlojnë" replikat mes VMRO-së dhe DPMNE-së !
133175959_1.jpg

Shkup, 21 prill - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e mbajti vazhdimin e 16-të të mbledhjes konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe si pikë e fundit e seancës është zgjedhja e kryetarit të Parlamentit.

Në rrjedhën e deritanishme të debatit tema kryesore është platforma e Tiranës  dhe kush dhe pse ka dobi nga kriza politike në vend.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së konsiderojnë se platforma është imponuar pas zgjedhjeve dhe kërkojnë që LSDM-ja të heqë dorë prej saj dhe  të shkojë në zgjedhje të reja, në të cilat, siç thonë, qytetarët do të dinë se për çfarë të votojnë.

Nga LSDM-ja, nga ana tjetër, konsiderojnë se  me debatin nuk respektohet  Rregullorja e Kuvendit dhe e deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema që nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës.

Ejup Alimi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në vërejtje procedurale , kërkoi nga deputetët që të flasin për tema të rendit të ditës dhe të mos bllokohet Kuvendi, si dhe të lejohet zgjedhja e Komisionit dhe kryetarit të Kuvendit.

Vesel Memedi nga Aleanca e Shiptarëve theksoi që të lexohet libri "Nga Osaka deri në Dizhon" që të mësohet se kush ka përfitime dhe dobi nga kriza. Sipas tij, dobi kanë të gjitha forcat dhe rrymat destruktive që ekzistojnë në partitë politike, institucionet dhe komunitetet fetare në vend të cilat nuk kanë etnikum dhe  të cilat shumë mirë komunikojnë midis njëra-tjetrës.

Seanca do të vazhdojë pas pushimit njëorësh. 

Në pajtim me atë për të cilën është arritur marrëveshje, në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të bëjnë pjesë gjashtë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, pesë të LSDM-së, ndërkaq BDI dhe BESA të kenë nga një anëtar.

Mbledhja konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Shtëpisë ligjvënëse.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 15:03  | Xh.I. | 2,595 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kush është ministri i ri i ekonomisë?
« Ekskluzive » Bilent Saliu ministër i drejtësisë, Kreshnik Bekteshi i ekonomisë
Ikën Spasovski vjen Nikolovski, ja ndryshimet kadrovike brenda LSDM-së
« Foto: » Kështu dukej në maturë vajza e Mimoza Mustafës dhe Shkumbin Kryeziut
« Foto: » Këngëtarja që mbanë kryq e agjëron Ramazan
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.