« DEMANT » Manojllovski për Zhurnal: Jam i lumtur në partinë time, edhe më tej mbetem BDI
Ekspertët: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual
« Ish presidenti i Këshillit Europian » Rompoj: Ballkani perëndimor rrezikohet nga lufta
Në korrik Maqedonia merrë ftesë, por nuk do të jetë anëtare e NATO-s?!
Facebook do të na lexojë mendimet
FBBBBB_1.jpg

Në konferencën e përvitshme për zhvillimet e “Facebook”-ut, kompania zbuloi një njësi sekrete të kryesuar nga një ish-shef i Degës së Kërkimeve të Pentagonit, e bëri të ditur se kompania e medias sociale po studion mënyrat që njerëzit të komunikojnë nëpërmjet mendimeve dhe prekjes.

“Facebook” lançoi një degë kërkimesh të quajtur “Building 8”, vitin e kaluar, për të zhvilluar projekte afatgjata që mund të çojnë te produktet “hardware”.

Në krye të njësisë është Regina Dugan, që ka udhëhequr një grup të ngjashëm në “Google” dhe ka qenë më herët drejtore e Agjencisë së Projekteve të Avancuara të Kërkimit, në Departamentin amerikan të Mbrojtjes.  

Si shembull të punës së deritanishme të “Building 8”, Dugan përmendi një përpjekje për të përmirësuar teknologjinë, në mënyrë që ajo t’u lejojë njerëzve të shkruajnë fjalë duke përdorur thjesht mendjen e tyre. “Duke përdorur implante të trurit, njerëzit mund të shkruajnë 8 fjalë në një minutë”, tha ajo.

“Facebook” synon të punojë me kërkuesit në disa universitete amerikane, për ta bërë sistemin jo zaptues, por edhe të shpejtë sa ç’duhet për të shkruar 100 fjalë në minutë, vetëm duke menduar. Një video e transmetuar në konferencë tregonte dy punonjës të “Facebook”-ut, që flisnin me njëri-tjetrin nëpërmjet prekjes.Ndërsa njëri punonjës, Frances, mbante një pajisje elektronike në krahun e saj, tjetri, Fredi, përdorte një program kompjuteri për të dërguar sinjale ndryshimi presioni drejt krahut të saj.

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 14:07  | L.E. | 967 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Qytetarët denoncojnë » SKANDAL: Bekteshi dhe Dehari të përfshirë në biznese e mallverzime edhe me Çavkovin e të birin e tij!
Dizhon, babai therrë me thikë të birin 16 vjeçar
Tragjedi në Tetovë, ndahet nga jeta i riu Fatos Islami
I riu godet për vdekje 53 vjeçarin nga fshati Bukoviq
DioGuardi: Kemi kthyer vëmendjen e Amerikës për shqiptarët në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.