« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Sardiç MC: Miniera në Kazandol nuk do të shkaktojë kurrfarë rreziku ndaj mjedisit jetësor
133664066.jpg

Shkup, 21 prill - Kompleksi i minierave në Kazandol pritet ta përfundojë ndërtimin deri nga fundi i vitit dhe të fillojë me prodhim. Deri tani kanë përfunduar 30 për qind nga ndërtimi, ndërsa pajisja e cila do të instalohet është më bashkëkohorja nga kompania finlandeze Autotek, Procesi i prodhimit është ekologjikisht i sigurtë pa emisione të dëmshme në atmosferë, ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore.

Këtë e theksojnë në intervistë Genadij Siçov, nënkryetar i Koper Investmen dhe Boshko Sibinovski, drejtor i Sardiç MC investues të kompleksit në Kazandol.

"Prej gushtit të vitit të kaluar kur kishte filluar realizimi i projektit filluam menjëherë me ndërtimkin e të gjitha objekteve, njëherit vazhduam edhe me të gjitha aktivitetet lidhur me sigurinë ekologjike, masat mbrojtëse të parapara në projektin tonë dhe aktivitetin social në mesin e popullatës në Rajonin e Vallandovës", tha Siçov, duke shtuar se në proceisn e ndërtimit respektohen të gjitha standardet ekologjike në Studimin për vlerësim të ndikimit ndaj mjedisit jetësor.

Thekson se rregullativa ligjore e RM-së është mjaft e ashpër rreth çështjeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe në të është integruar në mënyrë adekuate Rregullativa evropiane, e madje edhe ajo botërore.

"Kompania Sardiç MC në praktikë i shfrytëzon standardet dhe parimet më të mira për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëdnetin e njerëzve me ndërmarrjen e masave adekuate dhe efektive për eliminimin e ndikimeve negative ndaj mjedisit jetësor, shëndetit të njerëzve dhe ndikimeve sociale. Atë e realizuam me integrimin e masave për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të masave sociale në të gjitha aktivitetet tona në kuadër të legjislaturës së RM-së, legjislaturës evropiane dhe botërore, me zbatim adekuat të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe praktikave dhe teknikave më të mira të kapshme. Vendosëm kritere për realizimin e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, shëdnetin e njerëzve dhe politikës sociale dhe e definuam rolin dhe përgjegjësinë tonë me qëllim të arritjes së rezultateve në pajtim me këto parime dhe kriteret për realizimin e tyre praktik", thotë Sardiç.

Në intervistë edhe Sibinovski sqaron se do të përdoret teknologjia e kompanisë së njohur finalndeze AUTOTEK, e cila zbatohet në tre fabrika në Finalndë dhe në 30 të tjera në botë.

Në Finalndë, vend me standarde më të larta ekologjike, përdoret kjo teknologji për përpunimin e metaleve të ndryshme.

Sibinovski thekson se bëhet fjalë për kompleks i cili nuk lë[shon emisione në mjedis jetësor.

"Teknologjia e cila paraprakisht është përdorur në botë është mënyra e vjetër e ashtuquajtur pirometalurgji e cila prëfshin shkritore dhe nsëe xehja është cilësore shkon drejtpërdrejtë në shkrirje, nëse nuk është, siç është për momentin në pjesën më të madhe të minierave në botë e kështu edhe në rjaon, punohet në pasurimin e xehes që prëfshin immtësim, përkatësisht bluarje të xehes deri në shkallë të pluhurit, e më pas bëhet koncentrati me ndihmën e flotacionit i cili grumbullohet si shkumë dhe ai material i flotuar shkon në shkrirje. Pas procesit të flotacionit formohet sasi e madhe e mbeturinave që deponohet në kultivore të mëdha flotacioni, të cilat janë rezik i madh ekologjik. Kjo teknologji është e zakonshme për xehen sulfurit, për dallim nga xehja jonë e cila është okside dhe e cila përpunohet me teknologji të pastër ekologjike hidrometalurgjike", thotë ai.

"Ne erdhëm në Valandovë të punojmë, të haoim vende të punës në të cilat do të punojnë banorët e Valabdovës dhe të kujdesemi për Valandovën sepse Kazandol dhe Valandova janë shtëpia jonë në periudhën në vijim. Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe interesat e qytetarëve janë interesi dhe prioriteti ynë. përndryshe, ne vazhdimisht e infiormojmë popullatën lokale dhe u përgjigjemi pyetjeve të tyre", thekson Sibinovski.

Thekson se si konfirmim se kompania investon në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetin e njerëzve flasin edhe shifrat. "Si konfirmim se Kompania jonë investon në mbrojtje të mjedisit jetësor dhe shëdnetit të njerëzve flasin edhe shifrat, Për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetin e njerëzve projektuam mbi 10 për qind të vlerës së tërë investimit, me atë rast janë paraparë 2,5 milionë euro gjatë ndërtimit dhe funksionimit të kompleksit dhe plotësisht 1,2 milionë euro për realizim të projektit për rikultivim të hapësirës pas përfundimit të eksploatimit", tha Sibinovski.

Investimi është në vlerë prej 35 milionë eurove, ndërsa priten 250 punësime.

 21.04.2017, 14:11  | Xh.I. | 653 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
« EKSKLUZIVE » BDI emëron kryeshef të policisë në Manastir
Gjendet i vdekur në rrugë një person në Shkup
« VIDEO: » Se si nxjerr gjoksin në New York Adelina Tahiri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.