« Zhurnal mëson » Sdo ketë grup parlamentar nga Lëvizja Besa dhe PDSH
Video ekskluzive nga incidenti i djeshëm në Butel
Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë..
« Analistët » Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B për negociatat me Greqinë
Turqia blen sistemin anti raketor ajror S-400 nga Rusia
20170421T080054Z_1_LYNXMPED3K0GH_RTROPTP_3_WW2ANNIVERSARYRUSSIA-620x356.jpg

Turqia dhe Rusia janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për blerjen e sistemit mbrojtës nga raketat ajrore S-400 nga ana e Ankarasë.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik tha të premten se marrëveshja është në “fazën përfundimtare” dhe se ajo do të nënshkruhet menjëherë.

Ai deklaroi në një konferencë shtypi se vendet anëtare të NATO-së, ku bën pjesë edhe Turqia nuk kanë paraqitur asnjë ofertë “efektive financiare” për një sistem mbrojtës alternativ.

Në vitin 2015, Turqia anuloi një tendër prej 3.4 miliardë dollarësh për një sistem të mbrojtjes nga raketat me rreze të gjatë veprimi me Kinën.

Më pas, Turqia tha se do të zhvillonte një sistem raketash në nivel lokal, por u tërhoq më vonë nga ky qëndrim.

“Është e qartë se Turqia ka nevojë për një sistem të mbrojtjes nga raketat, por vendet anëtare të NATO-s nuk kanë paraqitur ofertën, e cila është financiarisht e efektshme“, tha Isik në një konferencë shtypi.

Ai tha se Turqia nuk do të jetë në gjendje të integrojë S-400 në sistemin e NATO-s.

/Ora News.tv/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 12:27  | Xh.I. | 3,027 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rita Ora ndez Prishtinën, shihni videon teksa kërcen vallen e Shotes
« Video » Menduh Thaçi i PDSH-së merr pjesë në kongresin e Lëvizjes Besa
Video ekskluzive nga incidenti i djeshëm në Butel
« Ish kryeministri » Georgievski: Emri i plotë Maqedoni më shumë e rezikon Bullgarinë se sa shtete tjera
« Zhurnal mëson » Sdo ketë grup parlamentar nga Lëvizja Besa dhe PDSH
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.