Në garë për votat shqiptare, fushata “zbut” edhe Gruevskin
Një pjesë nga intervista ekskluzive me kryeparlamentarin Xhaferi
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
« Foto: » Romy solli në Prishtinë ekspozitën "Passages" bashkë me një projekt unik për Kosovën
rom_1.jpg

Romy si skulptor i paqes, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, krijoi Monumentin e Paqes në Pekin, në kujtim të pesëdhjetë vjetorit të Republikës Popullore të Kinës, por një projekt unik i cili mendohet të jetë monument i paqes gjithashtu, por krejtësisht ndryshe nga ai në Pekin, Romy e shpalosi para të pranishmëve në ekspozitën që u hap sonte në Prishtinë, shkruan KultPlus.

“Pasazhet” titullohet ekspozita e artistit zviceran Jean Pierre Romy e cila u hap sonte në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ‘QAFA’. Kjo ekspozitë e cila përmbante plot 30 punime, prej të cilave 16 ishin skulptura dhe të tjerat pikturë, për kurator kishte Dardan Muriqin i cili nuk preferoi të flas asgjë rreth ekspozitës.

Në hapje të kësaj ekspozite fillimisht u shpalos puna e madhe dhe artistike që skulptori dhe piktori Jean Pierre Romy ka bërë ndër vite, duke theksuar këtu që Romy si skulptor i paqes, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, krijoi Monumentin e Paqes në Pekin, në kujtim të pesëdhjetë vjetorit të Republikës Popullore të Kinës.

Gjithashtu ai u përzgjodh nga UNESCO që të inaugurojë Vitin 2000, Vitin e Kulturës për Paqe, me një monument të quajtur “Vizim”. Ndërsa e përmbylli vitin 2000, Vitin e Kulturës për Paqe, duke krijuar “Trofetë e Paqes” dhe duke ua dorëzuar, së bashku me UNESCO-n, dy kampionëve botërorë të shahut në Nju Delhi dhe Teheran në dhjetor të vitit 2000.

Në Paris, ai inauguroi kalimin në mijëvjeçarin e ri me Metaforat me vetura, të simbolizuar nga automjetet bashkëkohore, të kthyera kah qielli, me fytyrë Katedralja e Notre Dame, me simbolet e pesë shqisave të jetës.

Pasi u përmenden veprat e mëdha të artistit në gjithë botën, koha erdhi që fjalën ta marr vetë Romy i cili fillimisht tregoi lidhjen e hershme të tij me Kosovës.

“Që nga viti 1969 unë kam pasur një marrëdhënie të vazhdueshme me Kosovën dhe popullin e saj dhe nga këto marrëdhënie unë kam fituar njohuri të mira për kulturën Kosovare poashtu jam i kënaqur dhe krenar që jam me ju sot për të prezantuar punën time”, tha fillimisht Romy duke vazhduar tutje të tregoj që gjatë dekadave të kaluara ka përcjellë përpjekjet e popullit të Kosovës për rindërtimin e vendit të tyre.

“Duke u shëtitur në Prishtinë, unë mendova se çfarë mund t’i shtoj Prishtinës dhe këtij vendi në përgjithësi. Ajo që vura re nga shumë vende të tjera të botës, ishte se Prishtinës i mungon një ndërtim historik, si një lloj pikë referimi që do të përshtatej dhe do ta përfaqësonte atë përmes botës mediale”, tha tutje Romy, i cili me shumë modesti para të pranishmëve prezantoi edhe projektin e tij madhështor, shumë ambicioz, një projekt unik që nuk është parë kurrë më parë.

“Ky projekt më ka lindur si ide nga momenti që në Pekin të Kinës e kam parë një shënim të 50 vjetorit të Republikës së Kinës, dhe ky projekt më lindi deri sa unë e shihja flamurin e Kosovës duke u valëvitur.

Ky projekt aspiron gjithashtu të jetë një monument i paqes, ai do të jetë thellësisht i ndryshëm nga ai që do të jetë në Pekin.

Këtë herë unë e kam transformuar flamurin e Kosovës në një ndërtesë unike dhe historike, një ndërtesë e gjatë që do të përcjellë një ndjenjë të fuqisë ku mund të akomodohen qoftë shërbimet administrative, zyrat, hotelet e kështu me radhë”, shpjegoi rreth idesë së tij për këtë projekt i cili ndoshta në të ardhmen do t’i shtohet qytetit të Prishtinës.

Sipas Romy, qëllimi i kësaj është përcjellja e mesazhit se e ardhmja e përbashkët përcakton ndërtimin e paqes së bashku.

“Ambicia ime është që të vazhdoj të ndërtojë monumente të paqes në botë. Unë këtë projekt e kam paraqitur sot edhe në televizion dhe shpresoj që edhe ju do të më përkrahni dhe do të përpiqemi së bashku për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm”, ka vazhduar kështu duke kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve për realizimin e këtij projekti.

I pranishëm në këtë ekspozitë ishte edhe piktori Afrim Spahiu, i cili veprat e artistit Romy i vlerësoi shumë.

“Bashkëdyzimi skulpturë dhe pikturë të një autori mjaft të njohur me një refleks dhe thellësi origjinaliteti të krijimeve që ne deri më sot në këtë hapësirë nuk i kemi parë, kjo e madhështon këtë ekspozitë ku ne mund të marrim njohuri, emocion dhe atë anën shpirtërore që quhet art. Por më duhet të them që elementet me të cilat janë realizuar këto vepra na dërgojnë deri në mendimin se ngjajnë me vepra të artistëve të njohur botërorë që kanë lënë gjurmë në artin pamor, por ekziston edhe origjinalitet në to, madje dikujt mund ti duken super moderne. Në këto vepra ka shumë mundësi komunikimi të asaj brendie që unë mund ta quaja edhe një art origjinal bashkëkohor”, ka thënë piktori për KultPlus.

Ekspozita "Pasazhet" e artistit Jean Pierre Romy do të qëndroj e hapur në GMK deri më 15 maj 2017. /KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 10:59  | L.E. | 388 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Djali 2 vjeçar, pjesëmarrës në simpozium shkencor!
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Majlinda Zeka ekspozon të pasmet (Foto)
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.